• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Duhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro tenderat e AKSHI-t”- Tabaku: S’ka auditim si janë shpenzuar fondet! Po ndërtojnë një Republikë të të korruptuarve

16 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të debatit për projektligjin e Qeverisjes Elektronike në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e thelloi kritikën e saj duke ngritur dy çështje thelbësore: mungesën e auditimit në AKSHI dhe kalimin e infrastrukturës kritike në një strukturë me elementë privatë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tabaku theksoi se, pavarësisht hetimeve dhe akuzave të ngritura për tenderat e teknologjisë, nuk ka pasur asnjë auditim të plotë e të pavarur mbi mënyrën si janë shpenzuar fondet publike.

Sipas saj, përpara se të krijohen struktura të reja apo të zhvendosen kompetenca, duhet të bëhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro të menaxhuara ndër vite.

Lexo edhe:

Ish-ministri Mete siguron mbështetje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së.

Rama pritet në takim nga homologu Albin Kurti

“Ato tendera 500 milionë euro që jepte AKSHI, që deri dje – ashtu siç thotë edhe SPAK – janë dhënë nga një grup i strukturuar kriminal,” – deklaroi Tabaku në komision.

Deputetja shtroi pyetjen thelbësore: nëse një institucion është nën akuzë për shpërdorim dhe lidhje kriminale, përse nuk kryhet më parë një audit i thelluar financiar, teknik dhe i sigurisë? Për Tabakun, mungesa e auditimit krijon dyshime të forta se reforma synon të zhvendosë përgjegjësinë, jo ta sqarojë atë.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për kalimin e infrastrukturës kritike digjitale – databazat, sistemet shtetërore, rrjetet e komunikimit – në një shoqëri aksionere me përfshirje private.

“Kush do të kujdeset për sigurinë kombëtare? Kush do të kujdeset për të dhënat e shqiptarëve që mos dalin sheshit?” – pyeti Tabaku.

Sipas saj, në vendet e Bashkimit Europian infrastruktura kritike digjitale është 100% nën kontroll shtetëror, pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave dhe implikimeve për sigurinë kombëtare. Transferimi i saj në një strukturë hibride publik-privat, pa garanci të qarta dhe pa konsultim me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, përbën një precedent të rrezikshëm.

Në përfundim, Tabaku e lidhi këtë zhvillim me një model më të gjerë qeverisjeje që, sipas saj, po e dobëson kontrollin parlamentar.

“Ligje që e kanë kthyer parlamentin në noter,” – theksoi ajo, duke shtuar se kjo nismë është një hap tjetër drejt institucionalizimit të pandëshkueshmërisë.

Nga Kategoria

Ish-ministri Mete siguron mbështetje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së.
Lajme

Ish-ministri Mete siguron mbështetje nga Braçe: Profesionalizmi dhe integriteti juaj janë një aset për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së.

16 Shkurt, 2026
Lajme

Rama pritet në takim nga homologu Albin Kurti

16 Shkurt, 2026
Shmangni taksimin e librave: Autorët protestojnë kundër TVSH 6% dhe kërkojnë formalizimin e tregut
Lajme

Shmangni taksimin e librave: Autorët protestojnë kundër TVSH 6% dhe kërkojnë formalizimin e tregut

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Koreja e Veriut hap një lagje banimi në Phenian për familjet e ushtarëve të rënë në Ukrainë

16 Shkurt, 2026

Jarrod Bowen do t’i thyej zemrën Danny Dyer-it?! Parashikim transferi që do ta zhgënjente baba i prindërve të West Ham-it.

16 Shkurt, 2026

Rama pritet në takim nga homologu Albin Kurti

16 Shkurt, 2026
Shmangni taksimin e librave: Autorët protestojnë kundër TVSH 6% dhe kërkojnë formalizimin e tregut

Shmangni taksimin e librave: Autorët protestojnë kundër TVSH 6% dhe kërkojnë formalizimin e tregut

16 Shkurt, 2026

A ka nevojë BE për një rinovim urgjent të stafit? Provimi EPSO është rikthyer.

16 Shkurt, 2026

Çfarë duhet të presë Tottenham nga Igor Tudor – mundet që trajneri i provuar në Serie A të shpëtojë Spurs nga rënia?

16 Shkurt, 2026
Foto/ Influencerja e njohur paralajmëron futbollistët: Nëse më kontaktoni dhe jeni të martuar, do t’i zbuloj sekretet tuaja.

Foto/ Një influencer e njohur paralajmëron futbollistët: Nëse më shkruani dhe jeni të martuar, do t’u tregoj grave tuaja

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In