• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Duart larg demokracisë!” Protesta mbarëkombëtare në SHBA kundër Trump

6 Prill, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra qytetarë në shumë qytete të SHBA-së protestuan kundër presidentit Donald Trump dhe administratës së tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në protesta, të cilat u organizuan në gjithë vendin nën moton “Duart larg”, në veçanti në Washington dhe New York, morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë.

Në Parkun e Monumentit të Washingtonit, mijëra protestues mbanin flamuj të SHBA-së, pankarta dhe tabela, duke shprehur pakënaqësinë ndaj politikave të administratës Trump.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron kundër “Santa Klauzit të Keq” dhe mbron qymyrin në bisedën e Krishtlindjeve me fëmijët

Nga dokumentet te platformat: Uzbekistani përshpejton qeverisjen digjitale Administrata publike në Uzbekistan po largohet nga procedurat manuale, duke përqafuar teknologjinë për të ofruar shërbime shtetërore që janë më të shpejta, më të qarta dhe më të lehta për t’u përdorur, duke përmirësuar aksesin për qytetarët dhe bizneset.

Protestuesit shprehën kërkesa me slogane si “Duart larg demokracisë”, “Shkarkoni Trumpin”, “Elon Musk, je tradhtar” dhe “Deportoni urrejtjen”, duke kritikuar politikën e administratës Trump dhe veprimtaritë e Elon Muskut, biznesmenit miliarder që drejton Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE).

– Protestë në mbështetje të Palestinës

Po ashtu, në Washington DC, mijëra protestues u mblodhën përpara Kongresit në National Mall, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe duke shprehur mbështetje për Palestinën.

Protestuesit brohoritën me slogane si “Liri për Palestinën”, “Stop genocidin”, “Trump, nuk mund të fshihesh për genocidin në Palestinë”, duke kundërshtuar sulmet genocidale të Izraelit dhe mbështetjen që administrata Trump ka dhënë për Izraelin.

Protestuesit kërkuan edhe lirimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil dhe studentes turke të doktoratës Rumeysa Ozturk, të cilët u arrestuan nga oficerët e Emigracionit dhe Doganave në javët e fundit për shkak të mbështetjes ndaj Palestinës.

Në mes të turmës kishte edhe mbështetje nga një grup ortodoks hebre që shprehu mbështetje për Palestinën.

Policia e Washingtonit ndërmori masa të shumta sigurie për shkak të protestave dhe mbylli disa rrugë dhe sheshe për të parandaluar ndodhitë e mundshme.

– Protesta në New York

Në New York, kryesisht në Bryant Park dhe disa lokacione të tjera, mijëra protestues, pavarësisht shiut të fortë, mbushën sheshet për të protestuar kundër administratës Trump.

Gjithashtu u protestua kundër politikave të Elon Muskut.

Sipas raportimeve, rreth 10.000 njerëz morën pjesë në protestën e New Yorkut.

Mediat amerikane raportuan se mbi 150 grupe në mbarë vendin organizuan më shumë se 1.200 protesta në pika të ndryshme, me rreth 600.000 aplikime për pjesëmarrje, duke e bërë këtë protestë si një nga më të mëdhatë gjatë mandatit të dytë të presidentit Trump.

Nga Kategoria

Bota

Trump paralajmëron kundër “Santa Klauzit të Keq” dhe mbron qymyrin në bisedën e Krishtlindjeve me fëmijët

25 Dhjetor, 2025
Bota

Nga dokumentet te platformat: Uzbekistani përshpejton qeverisjen digjitale Administrata publike në Uzbekistan po largohet nga procedurat manuale, duke përqafuar teknologjinë për të ofruar shërbime shtetërore që janë më të shpejta, më të qarta dhe më të lehta për t’u përdorur, duke përmirësuar aksesin për qytetarët dhe bizneset.

25 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Aksident i rëndë në Kamëz, 4 të plagosur

25 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Trump paralajmëron kundër “Santa Klauzit të Keq” dhe mbron qymyrin në bisedën e Krishtlindjeve me fëmijët

25 Dhjetor, 2025

Dhunoi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos

25 Dhjetor, 2025

Tatimi mbi pagat thyen çdo rekord, arkëtimet rriten ndjeshëm

25 Dhjetor, 2025

Nga dokumentet te platformat: Uzbekistani përshpejton qeverisjen digjitale Administrata publike në Uzbekistan po largohet nga procedurat manuale, duke përqafuar teknologjinë për të ofruar shërbime shtetërore që janë më të shpejta, më të qarta dhe më të lehta për t’u përdorur, duke përmirësuar aksesin për qytetarët dhe bizneset.

25 Dhjetor, 2025

Aksident i rëndë në Kamëz, 4 të plagosur

25 Dhjetor, 2025

Në vitin 2025, dëshira e francezëve për të braktisur vendin arrin kulmin e saj.

25 Dhjetor, 2025

Vodhi para në një lokal, arrestohet 27-vjeçari në Shijak

25 Dhjetor, 2025

‘Çfarë lojtari’ – Ardhmëria e golave të Cristiano Ronaldos në moshën 40 vjeçare cilësohet ‘fenomenale’, ndërsa një ish-kundërshtar në Premier League thotë se parashikoi vazhdimësinë e yllit 20 vjet më parë.

25 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In