Agron Shehaj, deputeti i “Partia Mundësia” i ka kërkuar Kuvendit që të marrë sa më shpejt një vendim për çështjen “Balluku”, pasi SPAK kërkon arrestimin e kësaj të fundit.
Ai kërkoi gjithashtu që deputetët duhet të kenë në dispozicion dosjen me prova që SPAK ka depozituar në Kuvend.
Agron Shehaj: Është kërkesë për arrestim Taulant. Duan t’i vënë prangat. Kaq. Po humbisni kohën kot. Duhet që ky kyvend të marrë një vendim sa më shpejt. Të gjithë deputetët duhet të kenë dosjen që SPAK ka sjell në Kuvend në mënyrë që të njihen me provat që SPAK ka mbledhur.










