• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Dua të vdes e bukur”/ Historia tragjike e 25-vjeçares që do t’i nënshtrohet eutanazisë, u hodh nga kati i pestë pasi u përdhunua në grup

26 Mars, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur t’i japë fund jetës së saj përmes eutanazisë, pas viteve të gjata dhimbjeje fizike dhe psikologjike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

E reja mbeti paraplegjike në vitin 2022, pasi u hodh nga kati i pestë i një ndërtese, në një tentativë vetëvrasjeje që pasoi një përdhunim në grup që ajo kishte përjetuar pak kohë më parë. Ngjarja ndodhi ndërsa ajo jetonte në një qendër shtetërore për gra vulnerabël.
E rritur në një familje jofunksionale dhe pjesërisht në kujdesin e institucioneve, Noelia përballej prej vitesh me vështirësi të shumta. Që pas aksidentit, ajo jetonte me dhimbje të vazhdueshme, çka e shtyu të kërkonte të drejtën për eutanazi – një procedurë e legalizuar në Spanjë që nga viti 2021.

Në korrik 2024, një komitet ekspertësh në Katalonjë miratoi kërkesën e saj, por procesi u pezullua pas një apelimi nga babai i saj. Më pas, Noelia iu drejtua Gjykata Kushtetuese e Spanjës dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar njohjen e të drejtës së saj për vetëvendosje.

Lexo edhe:

Irani shënjestroi gjatë natës tankerin turk! Goditet në lëvizje anija në Detin e Zi, po transportonte 140.000 ton naftë

Bleu drogën në Shqipëri për ta shitur në Greqi, Policia “i prish” planin, arrestohet në flagrancë greku në Kapshticë

Në shkurt 2026, Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi në favor të saj, duke argumentuar se nuk kishte shkelje të të drejtave themelore dhe se ajo kishte të drejtë të zgjedhë përfundimin e jetës së saj në mënyrë të asistuar.

Vetëm një ditë para procedurës, në një intervistë për emisionin “Ahora Sonsoles” në Antena 3, Noelia foli hapur për vendimin e saj. Ajo shprehu dëshirën që gjithçka të ishte e thjeshtë dhe dinjitoze, duke zgjedhur të jetë vetëm në momentin e fundit, pasi t’u ketë thënë lamtumirë familjarëve.

“U thashë atyre se si dua të jetë. Dua të vdes e bukur. Gjithmonë kam menduar se doja të vdisja e bukur. Do të vesh fustanin tim më të bukur dhe do të rregulloj flokët. Do të jetë diçka e thjeshtë. Dua të iki tani dhe të ndaloj së vuajturi, pikë. Asnjë anëtar i familjes sime nuk është pro eutanazisë. Po gjithë dhimbjet që kam vuajtur gjatë gjithë këtyre viteve? Nuk kam dëshirë të bëj asgjë: të mos dal, të mos ha, të mos bëj asgjë. Gjumi është shumë i vështirë për mua dhe kam dhimbje në shpinë dhe këmbë”, tha 25-vjeçarja, duke zbuluar se i ka ftuar familjen e saj të i thotë lamtumirë, por në momentin e vdekjes së saj, ajo dëshiron të jetë vetëm.

Ajo rrëfeu se kishte përjetuar dhimbje të vazhdueshme fizike dhe emocionale, duke theksuar se nuk kishte më dëshirë për të jetuar në kushtet në të cilat ndodhej. Marrëdhëniet familjare ishin gjithashtu të tensionuara, veçanërisht me të atin, i cili kishte kundërshtuar vendimin e saj.

Rasti i Noelia Castillo ka rikthyer debatin mbi eutanazinë dhe të drejtën për të vendosur mbi jetën në Spanjë dhe më gjerë, duke nxjerrë në pah dilemat etike dhe ligjore që shoqërojnë raste të tilla të ndërlikuara.

Nga Kategoria

Bota

Irani shënjestroi gjatë natës tankerin turk! Goditet në lëvizje anija në Detin e Zi, po transportonte 140.000 ton naftë

26 Mars, 2026
Kryesore

Bleu drogën në Shqipëri për ta shitur në Greqi, Policia “i prish” planin, arrestohet në flagrancë greku në Kapshticë

26 Mars, 2026
Ekstra

Çfarë duhet të hani për të eliminuar erën e hudhrës nga goja juaj? Ja ushqimet që ju ndihmojnë

26 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Dua të vdes e bukur”/ Historia tragjike e 25-vjeçares që do t’i nënshtrohet eutanazisë, u hodh nga kati i pestë pasi u përdhunua në grup

26 Mars, 2026

Irani shënjestroi gjatë natës tankerin turk! Goditet në lëvizje anija në Detin e Zi, po transportonte 140.000 ton naftë

26 Mars, 2026

Bleu drogën në Shqipëri për ta shitur në Greqi, Policia “i prish” planin, arrestohet në flagrancë greku në Kapshticë

26 Mars, 2026

Çfarë duhet të hani për të eliminuar erën e hudhrës nga goja juaj? Ja ushqimet që ju ndihmojnë

26 Mars, 2026

“Nuk kemi frikë nga Irani”, Edi Rama në Le Point: Shqipëria në krah të SHBA dhe NATO-s

26 Mars, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme, rritet sërish çmimi i naftës

26 Mars, 2026

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, anulohen nisja e tragetit të pasagjerëve dhe lundrimet e mjeteve të peshkimit në Vlorë

26 Mars, 2026
Operacioni kundër drogës në Turqi: Arrestohet aktorja e njohur e serialeve turke së bashku me disa persona të tjerë të famshëm.

Operacion antidrogë në Stamboll, në mesin e të ndaluarve edhe Hande Erçel

26 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.