Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për seancën gjyqësorë.
Ish deputetja dhe ish kryetarja e LSI-së nuk i ka kursyer batutat me gazetarët dhe operatorët e pranishëm, duke i pyetur rreth spektakleve apo emisioneve ku ajo është e pranishme së fundmi.
Më tej ajo deklaroi se “tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”.
Kujtojmë që SPAK i mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Hetimi përfshin tre çështje të bashkuara në një dosje, aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim, ndërsa nëna e ish deputetes, Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”










