• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Drama e një mandati, Zeqir Kordhoni kërkesë KAS: Mos njihni dorëheqjet

28 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte i renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, nuk heq dorë nga mandati, edhe pse në Parlament do të shkojë kushërira e Lapajt, Kleana Xhuveli.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zeqir Kordhoni, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) shpalljen e pavlefshme të deklaratave të dorëheqjes së dhëna nga kandidatët përpara marrjes së mandatit parlamentar.

Ndonëse KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt, Zeqiri që pretendonte më herët karrigen në parlament, thotë se duhet të shpallen të pavlefshme dorëheqjet nga mandati, me arsyetimin e bazuar në nënin 164 të Kodit Zgjedhor, se “një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore.”

Lexo edhe:

Tensione në seancën parlamentare, demokratët i afrohen Ballës në foltore, ndërhyn Garda

Aksidentohet trajneri i KF Elbasanit, makina bie nga 10 metra lartësi: Më kishte zënë gjumi!

Gjithashtu, Zeqiri pretendon se ka patur parregullsi në dorëheqjet e dhëna nga mandati, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tyre.

“Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve”,- shkruan Zeqiri në letrën drejtuar KAS dhe KQZ.

Ankesa e plotë në KAS e Zeqir Kordhonit:

Në cilësinë e palës së interesuar dhe në mbështetje të nenit 164, pika 1 dhe 2, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, paraqes këtë kërkesë për shqyrtim dhe vendimmarrje mbi pavlefshmërinë e deklaratave të dorëheqjes së depozituara nga disa kandidate përpara marrjes së mandatit.

Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor (“Dorëheqja nga mandati”), një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore. Çdo akt dorëheqjeje i dhënë përpara momentit të fitimit të mandatit nuk mund të prodhojë efekt juridik dhe mund të shpallet i pavlefshëm nga ana e KQZ-së dhe KAS-it.

Kam gjithashtu arsye serioze për të vënë në dyshim vërtetësinë dhe rrethanat në të cilat janë nënshkruar këto deklarata. A kanë qenë të gjithë nënshkruesit fizikisht të pranishëm në datën që pretendohet se janë nënshkruar deklaratat? A janë nënshkruar këto deklarata në mënyrë të lirë dhe pa ushtruar dhunë apo presion psikologjik? A janë përgatitur dhe nënshkruar këto deklarata sipas formës dhe procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor?

Në dijeninë time, të paktën një prej kandidateve, Entela Sula, që pretendohet se ka firmosur një deklaratë dorëheqjeje në datën 11 Maj, nuk ka qenë fizikisht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ka edhe për kandidate të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të mos kenë qenë në Shqipëri në datën që pretendohet se kanë firmosur dorëheqjen. Kjo gjë ngre dyshime serioze mbi vërtetësinë e këtyre akteve.

Në bazë të sa më sipër kërkoj:

Shpalljen e pavlefshme të të gjitha deklaratave të dorëheqjes së dhëna përpara marrjes së mandatit parlamentar, si të kundërligjshme dhe në shkelje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Hetimin dhe verifikimin e rrethanave të nënshkrimit të këtyre deklaratave, përfshirë datën reale të nënshkrimit, vendndodhjen e secilit person nënshkrues dhe mënyrën në të cilën janë marrë këto deklarata.

Theksoj se integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të zgjedhësve kërkon që dorëheqjet e dhëna në mënyrë të parakohshme ose të falsifikuara të shpallen të pavlefshme.

Nga Kategoria

Lajme

Tensione në seancën parlamentare, demokratët i afrohen Ballës në foltore, ndërhyn Garda

5 Mars, 2026
Aktualitet

Aksidentohet trajneri i KF Elbasanit, makina bie nga 10 metra lartësi: Më kishte zënë gjumi!

5 Mars, 2026
Kryesore

Sulmi i Iranit në Azerbajxhan, Rama: Duhet dënuar me qartësinë më të madhe, ai regjim duhet izoluar plotësisht

5 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensione në seancën parlamentare, demokratët i afrohen Ballës në foltore, ndërhyn Garda

5 Mars, 2026

Aleati i Putin sulmon presidentin amerikan, Medvedev: Idiotët e NATO-s, udhëhiqen nga “djali” servil i Trump! Do përdorin “Nenin 5”

5 Mars, 2026

FOTO/ Bllokohen 1.5 ton çokollata të padeklaruara në Kapshticë

5 Mars, 2026

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

5 Mars, 2026

Aksidentohet trajneri i KF Elbasanit, makina bie nga 10 metra lartësi: Më kishte zënë gjumi!

5 Mars, 2026

Dubai sërish nën sulm nga Irani, thirrja për banorët: Kërkoni një strehë të sigurt ose qëndroni brenda në shtëpi

5 Mars, 2026

Sulmi i Iranit në Azerbajxhan, Rama: Duhet dënuar me qartësinë më të madhe, ai regjim duhet izoluar plotësisht

5 Mars, 2026

Mesazhi i Trump për kurdët: Zgjidhni një anë në këtë luftë

5 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.