Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për çështjen “Partizani”.
Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.
Ai pretendoi se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën, megjithatë në komunikime të mëparshme me gazetarët, Berisha ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.
Kujtojmë se Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.