• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dosja Epstein/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies

1 Mars, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 15 mijë email-e me rreth një duzinë mjekësh, kryesisht gjinekologë dhe dermatologë, dalin nga “Epstein Files” si një nga aspektet më shqetësuese të marrëdhënies që Jeffrey Epstein, financieri pedofil, kishte me viktimat e rrjetit të tij të trafikimit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

The New York Times ka publikuar në orët e fundit një raport të gjatë mbi përmbajtjen e këtyre email-eve: mes fotove të zbuluara është edhe ajo e një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer mbi një nga të rejat, mbi tavolinën e ngrënies në një nga rezidencat e financierit. Kirurgu, Jess Ting, mik i Epstein-it, vinte nga një prej spitaleve më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, Mount Sinai. Pak kohë më pas, një nga projektet e tij kërkimore mori 50 mijë dollarë donacione – pikërisht nga Epstein.

Raste të tjera të dokumentuara: një mjek internist në West Palm Beach urdhëron analiza gjaku për një grua tjetër. Rezultatet, të cilat dolën jonormale, ia komunikon jo asaj, por Epstein-it. Një dentist i Columbia University i kërkon Epstein-it sa punë dentare dëshironte të kryhej mbi një “vajzë” me një karies të rëndë. Epstein i urdhëronte gratë të kryenin ekzaminime pelvike, liposuksion dhe heqje nishanesh, dhe paguante për një sërë trajtimesh specialistike – nga terapi psikiatrike me 800 dollarë në orë deri te devitalizime dentare. Në një rast, një asistente i përcolli kërkesën e një gruaje që kërkonte 600 dollarë për të rinovuar recetën e saj për një ilaç kundër akneve, dhe Epstein ia refuzoi trajtimin. E kështu me radhë.

Lexo edhe:

Britania i bashkohet operacionit kundër Iranit, Sekretari i Mbrojtjes: Jemi krah amerikanëve!

Fluturimet globale në kaos, sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshi Dubain dhe Doha

Këta profesionistë bënin pjesë në një rreth specialistësh besnikë ndaj Epstein-it, i cili shpesh përfitonte nga ekspertiza e tyre për problemet e veta shëndetësore, shpesh u dhuronte shuma të mëdha departamenteve të tyre dhe shpesh i vinte në kontakt me miqtë e tij të fuqishëm në botën e biznesit dhe politikës.

Nga një analizë e bërë nga The Economist mbi 500 kontaktet më të shpeshta në korrespondencën dixhitale të Jeffrey Epstein-it (duke përjashtuar stafin e tij), kishte rezultuar se plot 10% e tyre i përkisnin kategorisë “mjekë dhe shkencëtarë”. Disa prej tyre, veçanërisht gjinekologë dhe dermatologë, financieri pedofil ua dërgonte rregullisht shumë prej “vajzave të tij” për të kryer teste për sëmundje seksualisht të transmetueshme, për t’u përshkruar pilulën kontraceptive, për t’u vaksinuar kundër Papillomavirusit dhe për të kontrolluar “shëndetin e tyre seksual”.

Nga korrespondenca dalin emra personalitetesh të shquara të mjekësisë dhe mjekë të tjerë. Më e njohura është ish-Miss Suedia Eva Dubin, për një kohë të gjatë e fejuara e Epstein-it.

Edhe The Cut, një seksion online i New York Magazine, ka analizuar dokumentet, duke renditur profesionistët më të përmendur në email-e, të cilët ushtronin aktivitetin në të gjitha vendet ku Epstein kishte shtëpi (në New York, Palm Beach, New Mexico dhe Ohio) dhe që duket se kishin pak a shumë dijeni se vajzat dërgoheshin prej tij.

Megjithatë, duke pasur parasysh se – siç i ka thënë The Cut një mjek anonim – një profesionist nuk ka detyrim të hetojë për numrin e madh të vajzave madhore (por a ishin vërtet të gjitha madhore?) me të cilat një person ka marrëdhënie seksuale, hijet mbeten të shumta.

Në një email, për shembull, një mjek i shkruan Epstein-it: “Kam qenë besnik kur më telefononin nga revistat dhe vazhdonin të më bënin pyetje për ty.”

Dhe ka edhe një shkëmbim mesazhesh ku një bashkëbisedues, ndoshta vëllai i tij Mark, e pyet financierin me email: “E mban mend emrin e gjinekologut ku zakonisht dërgoje viktimat e tua? (sic)”. Kur Epstein kundërpyet: “Në NY?”, ai i përgjigjet: “Po. Shumë vite më parë i dërgoje gjithmonë te një gjinekolog në NY, i cili një herë kishte thënë diçka si: vetëm ti ma mbaje në këmbë klinikën.”/ Corriere della Sera

Nga Kategoria

Bota

Britania i bashkohet operacionit kundër Iranit, Sekretari i Mbrojtjes: Jemi krah amerikanëve!

1 Mars, 2026
Bota

Fluturimet globale në kaos, sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshi Dubain dhe Doha

1 Mars, 2026
Aktualitet

Përmbyet traktori në Kolonjë, drejtuesi përfundon me lëndime në spital

1 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Britania i bashkohet operacionit kundër Iranit, Sekretari i Mbrojtjes: Jemi krah amerikanëve!

1 Mars, 2026

Fluturimet globale në kaos, sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshi Dubain dhe Doha

1 Mars, 2026

Përmbyet traktori në Kolonjë, drejtuesi përfundon me lëndime në spital

1 Mars, 2026

Jasir Asani në Teheran gjatë bombardimeve: Jam mirë, shpresoj për paqe

1 Mars, 2026

Autoritetet gjermane: Nuk përjashtohen hakmarrje iraniane në Evropë pas vdekjes së Khameneit

1 Mars, 2026

Bardhi: Në 1 muaj protestë, Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij

1 Mars, 2026

Dosja Epstein/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies

1 Mars, 2026

Vijon operacioni, SHBA fundos anijen iraniane

1 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.