• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

‘Dorë’ në vrasjen e Adrian Nikulajt! Avokatja e Bridgeman kundër ekstradimit: Mund t’i japë fund jetës në burg

11 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

BRITANI E MADHE- Gjykata e Londrës ka vendosur tashmë pro ekstradimit të 4 personave të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në prill të vitit të kaluar në Shëngjin. Në mesin e personave të dyshuar, që do të ekstradohet në Shqipëri është dhe shtetasja britanike Harriet Bridgeman. Në atentat ajo ka pasur rolin për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit, duke u kamufluar si turiste në hotelin e Nikulajt. Në lidhje me këtë të fundit avokatja i saj ka shpalosur disa pretendime se përse ajo nuk duhet ekstraduar dhe përballur me drejtësinë shqiptare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar deklarimet përpara gjykatës të Saoirse Townshend, avokate për Harriet Bridgeman. Argumenti kryesor i dhënë ishte se Bridgeman do të përballet me kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së infrastrukturës mjekësore të përshtatshme.

“Ekziston një rrezik real që aplikantja do t’i nënshtrohet kushteve dhe trajtimeve çnjerëzore për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme mjekësore, dhe se këto kushte do të jenë shtypëse për shkak të problemeve të saj shëndetësore. Sipas meje, gjyqtari gaboi kur vendosi se nuk ekzistonte rrezik real i shkeljes së nenit 3; ai regjistroi gabimisht se PTSD-ja e saj nuk ishte komplekse dhe se depresioni ishte i moderuar, jo i rëndë. Kjo nënvlerëson seriozitetin e sëmundjes, gjë që ka pasoja të drejtpërdrejta mbi trajtimin e nevojshëm dhe nëse Shqipëria mund të ofrojë trajtim të tillë. Bridgeman vuan nga PTSD komplekse dhe depresion i moderuar deri në të rëndë,”- u shpreh në seancë mbrojtja e Bridgeman.

Lexo edhe:

Adrola komenton foton që vulosi romancën me Capital T: Kishim dyshime nëse duhet ta publikonim

Serbia u armatos me raketa sulmuese nga Kina, reagon BE

Avokatja argumentoi më tej se sistemi penal shqiptar, në veçanti spitali i burgut të Tiranës, nuk është i pajisur për të ofruar kujdesin e nevojshëm për shëndetin mendor të Bridgeman:

“Një nga bazat kryesore të trajtimit të këtij lloj çrregullimi është terapia e të folurit, dhe për dikë që është shtetase britanike dhe nuk flet asnjë fjalë shqip, gjendja e saj mendore ka gjasa të përkeqësohet ndjeshëm gjatë burgimit në Shqipëri. Do të jetë shumë e vështirë për të që të komunikojë se si ndihet, apo çfarë mund të ketë ndërmend të bëjë me veten, nëse nuk mund të shprehet siç duhet me stafin e burgut. Që kur vajza e saj ka jetuar me të që nga prilli, nuk ka pasur më tentativa vetëvrasjeje — nëse ajo ekstradohet, ky faktor mbrojtës hiqet dhe rreziku për vetëvrasje do të rritet. Në asnjë rrethanë nuk ka mjaftueshëm informacion që të tregohet se masat e nevojshme janë në vend, veçanërisht pasi ajo është shtetase britanike, nuk flet shqip dhe nuk do të ndihmohet nga stafi i burgut që nuk flet anglisht,”- u shpreh avokatja.

Vrasja e Ardian Nikulajt

Vrasja e Nikulajt pasoi disa ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autor. Në korrik të këtij viti në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve të këtyre ngjarjeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi Saraiva, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023.

Nga Kategoria

Ekstra

Adrola komenton foton që vulosi romancën me Capital T: Kishim dyshime nëse duhet ta publikonim

13 Mars, 2026
Bota

Serbia u armatos me raketa sulmuese nga Kina, reagon BE

13 Mars, 2026
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e banesës

13 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Napoli gati të aktivizojë opsionin e blerjes për Rasmus Hojlund

13 Mars, 2026

Mikel Arteta kritikon La Ligën dhe vlerëson nivelin e Premier League: “Barça e 1000 pasimeve nuk luajti kështu ndaj Newcastle”

13 Mars, 2026

Adrola komenton foton që vulosi romancën me Capital T: Kishim dyshime nëse duhet ta publikonim

13 Mars, 2026
Qeveria alokon 500 mijë euro për shqiptarët në Lindjen e Mesme

Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët në Lindjen e Mesme

13 Mars, 2026

Serbia u armatos me raketa sulmuese nga Kina, reagon BE

13 Mars, 2026

E rëndë në Shkodër/ Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e banesës

13 Mars, 2026

Berisha: Rama nuk ka më legjitimitet, ka rënë! Opozita gati të qeverisë vendin

13 Mars, 2026

U bllokuan nga AKU për prezencë të aflatoksinës, zhduken pa gjurmë 130 ton misër

13 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.