“Nuk është e lehtë në terren që të implementojmë paqen”, tha sot Donald Trump. Gjatë fjalimit të tij, presidenti amerikan vlerësoi për arritjen e armëpushimit mes tyre, liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“Këta liderë njëri në një anë dhe tjetri në anën tjetër, unë i nxita të afroheshin mes tyre. Kishin synuar të vrisnin njëri tjetrin ndër vite. Unë i thashë afrohuni me njëri tjetrën. Bëni paqe.”,tha Trump. Në këtë moment, liderët e këtyre dy vendeve afrohen me njëri-tjetrin për të shtrënguar duart, gjë që u prit me duartrokitje.










