Brenda pak orësh, policia ka identifikuar dhe arrestuar 39-vjeçarin që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.
Automjeti tip “Audi”, me vlerë 100 mijë euro, në pronësi të shtetasit J. C., 44 vjeç, u dogj në orët e para të mëngjesit të datës 09.12.2025, rreth orës 03:30. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan operacionin për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit “Price”, u arrestua shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, u sekuestruan veshjet që autori mbante gjatë kryerjes së krimit, si provë materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.










