• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Do të përgjysmojmë barrën fiskale për bizneset”, Berisha nga Lezha: Gjobat do të falen në 12 maj

8 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për qarkun e Lezhës, foli edhe për bizneset.

Ai u shpreh se biznesit do t’i përgjysmohet barra fiskale, ndërsa theksoi se më 12 maj do të falën të gjitha gjobat.

Më tej kryedemokrati shtoi se “Shqipëria do të jetë madhështore, vetëm kur ajo të punësojë, të rrisë mirëqenien e qytetarëve të saj. Dhe një Shqipëri që punëson, është vetëm një Shqipëri që prodhon. Ndaj dhe ne ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare.”

Lexo edhe:

Largohen pacientët nga spitali i Delvinës, zjarri rrezikon godinën dhe disa lagje

Spitali i Delvinës rrethohet nga zjarri, urdhërohet largimi i pacientëve dhe bombolave të oksigjenit

“Shqipëria Madhështore do mund të realizohet vetëm duke pastruar shtëpinë tonë.

Rëndom pyesin, po ku do i gjeni këto para, ku janë këto para. Ju garantoj se këto para janë që të gjitha, që të gjitha nga taksat tuaja dhe ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër, veç se do të ua kthejmë ju paratë e taksave që ju paguani.

Ne do i kthejmë ato në pensione që do i rrisim me 20 përqind.

Ne do i kthejmë ato në rroga do ti rrisin, thashë rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Gjatë një mandati në Shqipëri nuk do të ketë mësues që të mos marrë 1500 euro.

Mësuesit shqiptarë do të paguhen më mirë se të gjithë mësuesit e rajonit.

Nuk do të ndodhë më kurrë që kryeministri të firmosë për djegësa fantazëm. Djegësa që djegin 130 mln euro para tuaja dhe atje nuk ekziston një tullë në themel. Paratë përfundojnë në kontot bankare ofshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndërsa Lubia, Lubia që nuk ka pasur ndonjëherë të tillë në trojet shqiptare si ajo e papërmbajtur në lakmia për para dhe luks, 5 vite që duhet të mbikëqyrte punimet çdo muaj të djegësit, nuk i mbikëqyri asnjë ditë, asnjë muaj sepse i dinte që paratë po i vidhte Edi Rama.

Dhe e dinte që në momentin e parë që ti mbikëqyrte do të detyrohej të mos disbursonte asnjë qindarkë.

Paratë do të ua marrim këtyre ne, ku i kanë fshehur ku i kanë ngurtësuar.

Ju them unë ju, kryeministri i vendit nuk do të udhëtojë me avion taksi. 21 mln euro në dy vite. Se kryeministri i vendit do të zbatojë ligje dhe nuk do të përzërë investitorë të huaj, sepse televizionet janë kritike ndaj tij, dhe pastaj ju paguani 110 mln euro investitorit italian sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj e përzunë nga vendi sikur të ishin, mund të ju vej çdo epitet, por problemi është se ata lanë mbi barrën tuaj 110 mln euro që duhen paguar. Kjo nuk ndodh më.

Nuk ndodh më që bashkëshortja e një ministri, bashkiaku apo kryeministri të ketë garderobë të njëjtë me Lalja Assadin. 1 mln euro e famshme. Jo mo jo, janë paratë tuaja, janë djersa juaj.

Nuk do të ndodhë më që kryeministri të ulet në tryezë në kryeministri dhe të hapë shishen 36 mijë euro. Jo miq, sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të lirë.

Nuk ndodh më që diferenca mes rrogës minimale dhe maksimale të jetë 10-12 fish. Jo miq. Nuk lejohet, nuk është njerëzore sepse edhe ai rrogëlarti dhe ky rrogëulti kanë fëmijë për të ushqyer.

Prandaj dhe kjo diferencë do të ngushtohet, do të zbresi aty ku është në vendet e zhvilluara, aty ku ka drejtësi sociale, 1 me 4 apo 1 me 5, dhe askurrë më shumë.

Ndaj dhe ne do të ulim rrogat e ulëta dhe të mesme, e nuk do të rrisim rrogat e larta, gjersa diferenca të ngushtohet në 4-5 herë.

Miqtë e mi!

Asgjë nuk po bëjmë, veç po i ndajmë si duhet me drejtësi, paratë tuaja, paratë që ju përkasin ju, qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë.

Por Shqipëria do të jetë madhështore, vetëm kur ajo të punësojë, të rrisë mirëqenien e qytetarëve të saj. Dhe një Shqipëri që punëson, është vetëm një Shqipëri që prodhon.

Ndaj dhe ne ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare.

Nuk ka vend, nuk ka tokë, nuk ka male, nuk ka nëntokë më të pasur se shqiptarja, se toka, nëntoka, malet dhe fushat e këtij vendi.

Ndaj dhe do të nxisim prodhimin, do përgjysmojmë taksat. Biznesmenëve do tu përgjysmojmë barrën fiskale.

10 përqind është taksa e mijëvjeçarëve, është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e drejtë në botë. 10 përqind do të jetë taksa jonë.

TVSH do ta ulim në 15 përqind.

Biznesit të vogël i premtoj këtu se nuk do munden kurrë, Pirinët ti tatojnë, vëlla siamez me Erion Veliajn është, binjak siamez është, i njohur.

Nuk do munden kurrë ti tatojnë bizneset e vogla me shumë se 1% të xhiros. Jo dhe jo. Nuk do munden kurrë të vendosin taksa të tjera, veç atyre strikt lokale.

Gjobat të gjitha falen me 12 maj.

Gjobat e këtyre që mund të ju vej çdo epitet, por nuk dua të prish gojnë, nuk njihen por do të anulohen me 12 maj.”, tha ndër të tjera Berisha.

Nga Kategoria

Aktualitet

Largohen pacientët nga spitali i Delvinës, zjarri rrezikon godinën dhe disa lagje

12 Gusht, 2025
Aktualitet

Spitali i Delvinës rrethohet nga zjarri, urdhërohet largimi i pacientëve dhe bombolave të oksigjenit

12 Gusht, 2025
Aktualitet

Situatë kritike në Delvinë, zjarret afrohen pranë një impianti gazi

12 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Largohen pacientët nga spitali i Delvinës, zjarri rrezikon godinën dhe disa lagje

12 Gusht, 2025

Spitali i Delvinës rrethohet nga zjarri, urdhërohet largimi i pacientëve dhe bombolave të oksigjenit

12 Gusht, 2025

Situatë kritike në Delvinë, zjarret afrohen pranë një impianti gazi

12 Gusht, 2025

Ngjarje e rëndë në Itali! I riu përdhunon të moshuarën 80-vjeçare në shtëpinë e saj dhe i grabit 500 euro

12 Gusht, 2025

Shtëpia e Bardhë: Zelensky nuk është i ftuar në takimin Trump-Putin, kjo është arsyeja pse

12 Gusht, 2025

Situata me zjarret në vend, reagon Berisha: Shqipëria në flakë në të katërta anët e saj!

12 Gusht, 2025

Paralizohet Patra! Autoritetet greke ndërpresin qarkullimin për shkak të zjarrit të fuqishëm, urdhërohet evakuimi për 7500 banorë

12 Gusht, 2025

Gjykata rrëzon pjesërisht Qeverinë: Panoramës t’i rikthehet godina, por jo News24, gazetarëve t’u kthehen sendet personale

12 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.