• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Do të kushtojë 891 milionë lekë! Rikthehet pas 13 vitesh Censin e Bujqësisë, gjoba për ata që refuzojnë të përgjigjen

31 Korrik, 2025
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nga arat e mbjella te tokat djerrë, ullinjtë e kultivuar, pemtaria apo serrat me zarzavate, bashkë me fermat bujqësore dhe ato blegtorale: Pas 13 vitesh, Shqipëria do të ketë një regjistër të përditësuar të tokave dhe kafshëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”.

“Censi i Bujqësisë përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që kryejnë aktivitet bujqësor ose blegtoral, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Njësitë ekonomike bujqësore, objekt i censit, tregtojnë plotësisht apo pjesërisht produktet e tyre, ose mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare. Të dhënat e mbledhura nga njësitë ekonomike bujqësore sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të mbulojnë 98% të sipërfaqes së përdorur për qëllime bujqësore dhe 98% të njësive blegtorale brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet nga INSTAT.

Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve: Kush punon tokën? Sa hektarë mbillen? Sa bagëti kemi realisht? – do të shpenzohen gati 891 milionë lekë.

Lexo edhe:

Italia konfirmon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, zëvendëskryeministri Tajani: Do të veprojmë si vëzhgues

Nesër zhvillohet takimi hapës i Bordit të Paqes, kryeministri Rama udhëton drejt Washington DC.

Pjesa më e madh e parave, mbi 475 milionë duhen për anketuesit, ndjekur nga shpenzimet për udhëtime dhe monitorime, pajisje e furnizime, zyrat me qira apo edhe promovimet.

Për bujqit dhe blegtorët që refuzojnë të përgjigjen apo japin informacione të rreme, parashikohen gjoba nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë:

“Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë, sipas nenit 8 të këtij ligji, me gjobë nga 30 deri në 100 000 lekë. Mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit statistikor trajtohet dhe dënohet në përputhje me legjislacionin për statistikat zyrtare. Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në nenin 25, të këtij ligji, nga personi/personat përgjegjës, me gjobë nga 30 000 deri në 100 000 lekë”.

Për zbatimin e këtij procesi, institucionet që do të kenë peshën kryesore janë Instituti i Statistikave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ato do të ndihmohen nga Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes, Drejtësisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës apo Universiteti Bujqësor i Tiranës:

“Gjatë periudhës prej katër javësh para ditës së censit të bujqësisë dhe gjatë të gjithë periudhës së mbledhjes së të dhënave për censin, është e ndaluar për të gjithë individët dhe organizatat, me përjashtim të INSTAT-it, të mbledhin të dhëna nga njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Mbledhja e parë e të dhënave për bujqësinë dhe blegtorinë është kryer në vitin 1998 në formën e një ankete mbi strukturën e ekonomive bujqësore. Më pas, në vitin 2012 është realizuar Censi i parë i Bujqësisë. Një tentativë u krye në vitin 2018, por mbledhja e të dhënave u realizua në formën e një ankete strukturore të bujqësisë.

Censi i dytë i bujqësisë ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty për në 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit.

Afati i ri tashmë është 2026, nëse projektligji arrin të miratohet këtë vit në sesionin e ri të komisioneve parlamentare.

Nga Kategoria

Italia konfirmon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, zëvendëskryeministri Tajani: Do të veprojmë si vëzhgues
Lajme

Italia konfirmon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, zëvendëskryeministri Tajani: Do të veprojmë si vëzhgues

17 Shkurt, 2026
Nesër zhvillohet takimi hapës i Bordit të Paqes, kryeministri Rama udhëton drejt Washington DC.
Kryesore

Nesër zhvillohet takimi hapës i Bordit të Paqes, kryeministri Rama udhëton drejt Washington DC.

17 Shkurt, 2026
Aktualitet

FOTO/ ‘Drejtësi, jo politikë’, mijëra shqiptarë protestë në Prishtinë për krerët e UÇK-së

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Italia konfirmon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, zëvendëskryeministri Tajani: Do të veprojmë si vëzhgues

Italia konfirmon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, zëvendëskryeministri Tajani: Do të veprojmë si vëzhgues

17 Shkurt, 2026

Përditësimi më i fundit i lajmeve | 17 Shkurt 2026 – Në mesditë Rimerrni informacionet më të rëndësishme nga Europa dhe më gjerë më 17 shkurt 2026 – lajme të fundit, lajme të shpejta, Botë, Biznes, Argëtim, Politikë, Kulturë, Udhëtime.

17 Shkurt, 2026

Man Utd dhe Liverpool marrin këshilla ‘të rrezikshme’ për transferimin e Christian Pulisic, pasi ylli i USMNT tregon se pse rikthimi në Premier League mund të funksionojë.

17 Shkurt, 2026
Nesër zhvillohet takimi hapës i Bordit të Paqes, kryeministri Rama udhëton drejt Washington DC.

Nesër zhvillohet takimi hapës i Bordit të Paqes, kryeministri Rama udhëton drejt Washington DC.

17 Shkurt, 2026

FOTO/ ‘Drejtësi, jo politikë’, mijëra shqiptarë protestë në Prishtinë për krerët e UÇK-së

17 Shkurt, 2026

BE hap hetim zyrtar ndaj Shein për shitjen e kukullave seksuale me pamje fëmijës dhe dizajnin shpërqendruese të aplikacioneve.

17 Shkurt, 2026

Legjenda e Man Utd: Cole Palmer zëvendësues ideal i Bruno Fernandes, kapiteni të mendojë largimin

17 Shkurt, 2026

Protesta në Prishtinë, Lyrical Son emocionon me këngën për UÇK-në, thirrja e fortë: Kur liria cenohet, duhet ta kthejmë me zor

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.