Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.
Dyshohet se i moshuari, i identifikuar si Gëzim Vija ka shenja dhune në trup, çka ka sjellë vdekjen e tij.
Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.










