Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt deklaroi disa ditë më parë se djali i tij është ekzekutuar në Durrës. Edhe pse kanë kaluar 4 vite askush nuk i ka dhënë fund dilemës nëse i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Marinaj është gjallë apo është vrarë. Babai i tij i cili u paraqit në Gjykatën e Posaçme tha se fatin e ish-bosit të lojërave të fatit, e dinë të gjithë, përveç medias e Prokurorisë.
“Djali im është ekzekutuar në Durrës. Jam babai i tij, ndaj e di. Për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time. Kam ardhur vetë 2 muaj pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022”, tha Mustafa Martinaj.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një konferencë për mediat i pyetur lidhur me këtë çështje tha se nuk ka koment dhe nuk i takon atij të japë përgjigje.
Lamallari: Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga Policia e Shtetit e bën vetëm prokuri i çështjes. Nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime për këtë ngjarje, sidomos për afate. Afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjeve dhe gjithë masat e nevojshme gjykohen nga prokurori. Ju keni detyrë të mblidhni informacion, të bëni transparencë por ka tre zyratrë që nuk mund të japin kokmente lidhur me këtë, oficerët e policisë, prokurorët dhe titullari politik i cili nuk mund të kërkojë të informohet mbi zhvillimin edhe masat e ndryshme që janë marrë në kuptim të hetimit dhe atyre me karakter operativ për zhvillimin e çështjeve të caktuara. Nuk do të keni informacion apo koment nga ana ime lidhur me çështje konkrete.











