• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 28 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Divorci bën kërdinë/ INSTAT: Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen!

28 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Lexo edhe:

Aksidenti tragjik në Rumani: Dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek tregon se shoferi humbi kontrollin pas parakalimit.

Trafikuan 4 tonë drogë në Itali, GJKKO dënon Moisi Habilajn me 15 vite burg dhe Nazer Seitin me 12 vite

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tri dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim. Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokate Nexhi Beqiri shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të 40at, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave. /Monitor.al

Nga Kategoria

Aksidenti tragjik në Rumani: Dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek tregon se shoferi humbi kontrollin pas parakalimit.
Lajme

Aksidenti tragjik në Rumani: Dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek tregon se shoferi humbi kontrollin pas parakalimit.

28 Janar, 2026
Aktualitet

Trafikuan 4 tonë drogë në Itali, GJKKO dënon Moisi Habilajn me 15 vite burg dhe Nazer Seitin me 12 vite

28 Janar, 2026
Juventus nuk e lë pas Kolo Muani; Spalletti dëshiron ta ketë në skuadër dhe Comolli insistoon.
Lajme

Juventus nuk e lë pas Kolo Muani; Spalletti dëshiron ta ketë në skuadër dhe Comolli insistoon.

28 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Një arsye për të kërcyer: Fituesit dhe Humbësit e USWNT, Trinity Rodman në pah, të reja impresionuese në fitoren ndaj Kilit.

28 Janar, 2026
Aksidenti tragjik në Rumani: Dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek tregon se shoferi humbi kontrollin pas parakalimit.

Aksidenti tragjik në Rumani: Dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek tregon se shoferi humbi kontrollin pas parakalimit.

28 Janar, 2026

Trafikuan 4 tonë drogë në Itali, GJKKO dënon Moisi Habilajn me 15 vite burg dhe Nazer Seitin me 12 vite

28 Janar, 2026
Juventus nuk e lë pas Kolo Muani; Spalletti dëshiron ta ketë në skuadër dhe Comolli insistoon.

Juventus nuk e lë pas Kolo Muani; Spalletti dëshiron ta ketë në skuadër dhe Comolli insistoon.

28 Janar, 2026

Do trafikonin 34 kg drogë nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Gjirokastër, ku e kishin fshehur kanabisin

28 Janar, 2026

Loja ‘misterio’ e lojtarëve të Chelsea në një aksident me makinë pas një incidenti të çuditshëm pranë qendrës së trajnerëve në Cobham

28 Janar, 2026

Shkuan në Itali për turizëm, çifti shqiptar kapet në trafik kokaine! 

28 Janar, 2026
Punonjësi i burgut sulmohet gjatë natës: i vidhen arma dhe kursimet e tij

Kërcënimi në lokal: Dorian Ferra godet dhe plagos 45-vjeçarin pas një konflikti për të dashurën në Shijak.

28 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.