Ditën e sotme vendi ynë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Në të gjithë territorin e vendit do të ketë diell me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta.
Pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut deri në 7m/s dhe valëzimi në detet Adriatik e Jon, i forcës 2 ballë.