• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

20 Shtator, 2025
tek Analizë, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Republika e Keshilltareve

Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar.

Lexo edhe:

Gjyli dhe Elezi në arrest shtëpie, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

Banorja e re e Big Brother VIP 5 dhe lidhja e saj me ngjarjen e rëndë të Mirditës në vitin 2020

Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.

Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.

Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im.

Opozita duhet ta quaj veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…

Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve.

Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë.

Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?

Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët?

Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?

Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?

Mos duhet t’a nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?

Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve.

Por, do bëj gjithçka mundem të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!

Nga Kategoria

Kryesore

Gjyli dhe Elezi në arrest shtëpie, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Banorja e re e Big Brother VIP 5 dhe lidhja e saj me ngjarjen e rëndë të Mirditës në vitin 2020

24 Dhjetor, 2025
Lajme

YouTube godet videot mashtruese të krijuara me AI, mbyll dy kanale të mëdha

24 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mira Kazhani befasohet me ofertën e 6 mijë eurove për podkastin!

Mira Kazhani befasohet me ofertën e 6 mijë eurove për podkastin!

24 Dhjetor, 2025
Votimi me dokumente të skaduara të Kosovës do të jetë i lejuar në misionet diplomatike.

Votimi me dokumente të skaduara të Kosovës do të jetë i lejuar në misionet diplomatike.

24 Dhjetor, 2025

Kaosi i udhëtimeve për Krishtlindje: Të gjitha grevat e aeroporteve evropiane që priten në dhjetor

24 Dhjetor, 2025

María La Ribot prezanton “Çmenduria e Mbretëreshës Joanna” në Bruksel, një lamtumirë për karrierën e saj të shquar Koreografja María La Ribot mbylli karrierën e saj të njohur në Europalia në Bruksel me “Juana Ficción”, një portret poetik të botës së brendshme të mbretëreshës spanjolle, burra që e mundonin dhe një shqyrtim të stigma dhe çmendurisë.

24 Dhjetor, 2025

Ruben Amorim ofron informacion mbi dëmtimin e Bruno Fernandes dhe konfirmon se Kobbie Mainoo do të mungojë në ndeshjen e Man Utd kundër Newcastle.

24 Dhjetor, 2025

Manchester City “dhuratë” Krishtlindjesh për Guardiolën: Antoine Semenyo drejt “Etihad” për 72 milionë euro

24 Dhjetor, 2025
KOSTT: Pritjet e energjisë, një mjet sigurie për sigurimin e stabilitetit

KOSTT: Pritjet e energjisë, një mjet sigurie për sigurimin e stabilitetit

24 Dhjetor, 2025

Bayern Munchen në bisedime për një rinovim befasues me një talent nga Liga e Parë, pas këshillës së Vincent Kompany nga ish-shoku i ekipit Craig Bellamy.

24 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.