• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Dikur këtu ishte ARMO , tani e shqyer dhe e zhdukur në furrat e shkrirjes, Skyweb.al siguron foto EKSKLUZIVE nga trualli i rafinerisë

9 Maj, 2025
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në një nga shembujt më dramatikë të zhbërjes së pasurisë publike në Shqipëri, toka ku dikur ngrihej rafineria e famshme e naftës ARMO në Ballsh është kthyer sot në një kantier ndërtimi për një park fotovoltaik.

Skyweb.al ka siguruar pamje ekskluzive nga terreni, duke dokumentuar nga afër një proces që ka ndodhur pa transparencë publike, duke sakatuar pronën shtetërore dhe zhdukur përfundimisht çdo gjurmë të trashëgimisë industriale të vendit.

Sipas burimeve të Skyweb.al, aktualisht janë instaluar 75 megavat kapacitet energjie diellore, ndërkohë që po punohet për instalimin e 25 megavateve të tjera, duke shtrirë investimin edhe në kodrën ngjitur me ish-rafinërinë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë shtrirjen masive të paneleve diellore mbi një sipërfaqe ku dikur punonin mijëra shqiptarë dhe prodhohej naftë për gjithë vendin.

Lexo edhe:

Tragjedi në Britaninë e Madhe, pema bie mbi vajzën shqiptare, ndërron jetë 7-vjeçarja

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

Në janar 2023, qeveria miratoi me një vendim të posaçëm ndërtimin e një parku fotovoltaik në atë zonë, pa procedurë gare dhe duke dhënë të drejtën e ndërtimit për 49 vite. Po në atë vendim, parashikohej që qeveria të përfitonte vetëm 2% të prodhimit vjetor në formë royalty, një përqindje simbolike për një pasuri publike me vlerë të madhe.

Më pas, kompania GreeNNat dhe liçenca e ndërtimit të parkut u shitën për 1.95 milionë euro tek shoqëria Infotelecom-Albsolar 3, në pronësi të biznesmenëve Marin Gjonaj dhe Agron Haxhiymeri. Këta të fundit po zhvillojnë sot projektin e parkut diellor, duke u zgjeruar përtej hapësirës fillestare dhe duke shfrytëzuar edhe kodrat përreth.

Gjithë procesi, nga çmontimi i uzinës, shitja për skrap, dhënia e tokës për park fotovoltaik dhe deri tek instalimet aktuale, është kryer në mungesë të plotë transparence dhe nën hijen e mungesës së konkurrencës së hapur. Ish-prona publike e ARMO-s është shndërruar kështu në një investim privat me lehtësi të paprecedentë, pa asnjë njoftim publik, konsultim me komunitetin apo analizë të ndikimit socio-ekonomik.

Kujtojmë se ARMO, dikur një nga uzinat kryesore industriale të vendit, kishte kaluar në pronësi të bankave Raiffeisen dhe Credins Bank pas mosshlyerjes së detyrimeve, përpara se t’i shitej privatëve përmes procedurave të dyshimta dhe konfliktit të interesit.

Sot, mbi atë që dikur ishte një simbol i industrisë shqiptare, po ndërtohet një biznes i ri energjetik, duke e varrosur përfundimisht çdo shpresë për rivitalizimin e industrisë së përpunimit të naftës në vend. /skyweb.al

Tags: Albpetrolarmoballshpark fotovoltaikrafineri

Nga Kategoria

Aktualitet

Tragjedi në Britaninë e Madhe, pema bie mbi vajzën shqiptare, ndërron jetë 7-vjeçarja

1 Korrik, 2025
Kryesore

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

1 Korrik, 2025
Bota

Tmerr në ajër, avioni humbet lartësi papritur, pasagjerët shkruajnë mesazhet e lamtumirës

1 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tragjedi në Britaninë e Madhe, pema bie mbi vajzën shqiptare, ndërron jetë 7-vjeçarja

1 Korrik, 2025

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë! Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

1 Korrik, 2025

Tmerr në ajër, avioni humbet lartësi papritur, pasagjerët shkruajnë mesazhet e lamtumirës

1 Korrik, 2025

Mbyllet zyrtarisht USAID! Shqipëria përfitoi 189 milionë dollarë 4 vitet e fundit, Rubio: Tani fondet i menaxhon DASH

1 Korrik, 2025

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

1 Korrik, 2025

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

1 Korrik, 2025

Autoritetet filipinase ngrenë alarmin: Trafikim njerëzor drejt Shqipërisë

1 Korrik, 2025

Senati Amerikan miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

1 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.