Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të diele në një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë plotësisht një kat të një banese dykatëshe.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por dyshohet se zjarri ka nisur nga një rezistencë elektrike ose sobë ngrohjeje, në kohën kur familjarët kanë qenë në gjumë.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë të mundur izolimin e flakëve si dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi fqinjët kanë ndërhyrë në kohë duke ndihmuar familjarët të dalin jashtë.











