• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

21 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës, znj. Myzafere Alija, një ndër figurat më të përkushtuara të komunitetit shqiptar jashtë vendit, është nderuar me titullin “Ambasadore e Paqes”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky vlerësim i është dhënë për kontributin e palodhur dhe të qëndrueshëm në mbështetje të diasporës shqiptare, si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare mes bashkatdhetarëve.

Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Rajonal i Paqes Shkodër, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga fusha e paqes, diplomacisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Lexo edhe:

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

Ishin të pranishëm, Defrim Methasani, Kryetar i Federatës së Paqes Universale – Shqipëri; Teuta Shala Qyteza, Nënkryetare e Bashkisë Shkodër; Luigj Junçaj, ish Ministër për Pakicat Kombëtare në Mal të Zi, Ambasador për Paqe si dhe përfaqësues të Federatës së Paqes Universale dhe Këshillave Rajonale të Paqes nga qytete të ndryshme.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Këshillit Rajonal të Paqes Shkodër , Majlinda Laçaj, theksoi se ky takim ishte një udhëtim shpirtëror që shënon lidhjen e fortë mes diasporës dhe atdheut, një dëshmi se dashuria për vendlindjen nuk shuhet kurrë, por jeton në çdo përpjekje për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Ajo e cilësoi Diasporën si pasuri të kombit tonë, teksa e vlerësoi znj. Myzafere Alija, shembull konkret të vlerave universale të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit, që i ofron botës një model të bukur të forcës dhe shpirtit shqiptar.

Znj. Alija është një zë i njohur në komunitetet shqiptare jashtë vendit për angazhimin e saj në çështjet sociale dhe atdhetare, duke qenë një lidhje e fortë mes diasporës dhe atdheut.
Ky çmim është një dëshmi e vlerësimit të rolit të gruas shqiptare në ruajtjen e identitetit dhe përhapjen e vlerave të paqes në botë.

Gjatë veprimtarisë, figura të shquara të diasporës shqiptare u vlerësuan me titullin “Ambasador për Paqe”, për kontributin e tyre në ruajtjen e kulturës, promovimin e vlerave kombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në botë.

Aktiviteti u pasurua nga performanca artistike me tingujt e violinës së Gabriela Jakut, interpretimet muzikore shkodrane nga Bep Vjerdha dhe Mondi Denelli, si dhe një përmbledhje letrare nga Leandër Laçaj, që sollën emocione të veçanta për të pranishmit.

Në përmbyllje, u shpreh falënderim i veçantë për të gjithë shqiptarët e diasporës për sakrificat, kontributin e tyre të palodhur dhe krenarinë që i japin vendit tonë, duke qenë ura jonë me botën.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve me diasporën dhe promovimit të vlerave të paqes, solidaritetit dhe identitetit kombëtar./kb

Nga Kategoria

Aktualitet

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

31 Mars, 2026
Aktualitet

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

31 Mars, 2026
Ekstra

Ja shuma e majme që do të fitojë Kosova në rast se kualifikohet në Botëror

31 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Suedia dhe Çekia sigurojnë kualifikimin për në Botërorin 2026

31 Mars, 2026

Italisë i shuhet sërish ëndrra, Bosnja e eliminon me penallti dhe e lë jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi

31 Mars, 2026

Shqipëria humbet 1-0 ndaj Ukrainës në miqësoren e luajtur në Valencia

31 Mars, 2026

Kosova luftoi fort, por ëndrra e Botërorit 2026 mori fund

31 Mars, 2026

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

31 Mars, 2026

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

31 Mars, 2026

Italia blen një pikturë të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro

31 Mars, 2026

Ministri i Jashtëm iranian: SHBA dhe Irani po shkëmbejnë mesazhe, por…

31 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.