• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 29 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dhuroi spermë me mutacion kanceroz, 197 fëmijë në Evropë në rrezik, përfshirë Shqipërinë

10 Dhjetor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Spermë e një dhuruesi, mbartëse e një mutacioni të rrezikshëm të kancerit, ka sjellë në jetë të paktën 197 fëmijë në Europë, disa kanë vdekur

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një hetim i përbashkët i 14 organizatave mediatike, mes tyre edhe BBC, zbuloi se një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij ishte mbartës i një mutacioni gjenetik shumë agresiv ka përdorur materialin e tij riprodhues për të sjellë në jetë të paktën 196–197 fëmijë në shumë vende të Europës. Disa prej këtyre fëmijëve kanë ndërruar jetë.

Sipas BBC-së, mutacioni prek gjenin TP53, i cili ndalon shndërrimin e qelizave në kancer. Edhe pse vetë dhuruesi nuk ishte i sëmurë, rreth 20% e spermës së tij mbante mutacionin që shkakton sindromën Li-Fraumeni, një gjendje që u jep fëmijëve deri në 90% gjasë të zhvillojnë kancer gjatë jetës, shpesh që në fëmijëri.

Lexo edhe:

Protesta anti-Trump në SHBA, miliona njerëz ‘pushtojnë’ rrugët e qyteteve

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran? Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

“Kjo është një diagnozë e tmerrshme… një barrë e përjetshme për çdo familje,” deklaroi për BBC-në genetistja e kancerit në Londër, Clair Turnbull.

Spermë e përdorur për 17 vite

Dhuruesi ishte një student i paguar që nisi të jepte spermë në vitin 2005. Materiali i tij u përdor për gati 17 vjet nga klinika të ndryshme të fertilitetit. Ai kishte kaluar testet standarde, por mutacioni i tij ishte i paidentifikueshëm pa analiza shumë të avancuara.

Banka Evropiane e Spermës kërkoi ndjesë, duke thënë se mutacioni nuk mund të zbulohej paraprakisht dhe se dhuruesi u përjashtua menjëherë sapo doli në pah problemi.

Fëmijë që u diagnostikuan me kancer, disa kanë vdekur

Rasti u zbulua kur mjekë nga vende të ndryshme raportuan fëmijë të sëmurë me kancer, të lidhur me të njëjtin dhurues. BBC raporton:
“Hetimi zbuloi se numri total është të paktën 197 fëmijë… disa kanë zhvilluar dy lloje kanceri dhe disa kanë vdekur në moshë shumë të vogël.”

Genetisti Edwin Caspar nga Spitali Universitar i Rouen tha se situata është alarmante dhe raste të tjera mund të zbulohen në vitet në vijim.

Historia e ‘Céline’

BBC sjell edhe rrëfimin e “Céline”, një nëne franceze, vajza e së cilës, e lindur nga sperma e dhuruesit 14 vite më parë, rezultoi me mutacionin. Klinikë në Belgjikë e kontaktoi urgjentisht për testime.

Ajo shprehet pa mllef ndaj dhuruesit, por i revoltuar nga klinikat:
“Më dhanë spermë që nuk ishte e sigurt. Nuk ishte e pastër.”

Sa i përket të ardhmes së vajzës së saj, ajo shton me frikë dhe vendosmëri:
“Nuk e dimë kur, nuk e dimë kush dhe nuk e dimë sa. Por nëse ndodh, do të luftojmë. Dhe nëse ndodh shumë herë, do të luftojmë shumë herë.”

Tags: dhuruesi i spermes

Nga Kategoria

Bota

Protesta anti-Trump në SHBA, miliona njerëz ‘pushtojnë’ rrugët e qyteteve

29 Mars, 2026
Bota

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran? Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

29 Mars, 2026
Analizë

Pse rebelët Huthi kanë hyrë tani në luftë: Mesazh për SHBA-në që të mos vazhdojnë drejt Detit të Kuq dhe Hormuzit

29 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Me armë zjarri në makinë, dy të arrestuar në Tiranë

29 Mars, 2026

Protesta anti-Trump në SHBA, miliona njerëz ‘pushtojnë’ rrugët e qyteteve

29 Mars, 2026

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran? Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

29 Mars, 2026

Pse rebelët Huthi kanë hyrë tani në luftë: Mesazh për SHBA-në që të mos vazhdojnë drejt Detit të Kuq dhe Hormuzit

29 Mars, 2026

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Bordi i Transparencës nuk merr vendime arbitrarisht

29 Mars, 2026

“Shtëpi bari” në Shijak, 4 të arrestuar, mes tyre edhe një punonjës i OSHEE

29 Mars, 2026

Sulmi amerikano-izraelit në portin pranë Ngushticës së Hormuzit, 5 të vrarë

29 Mars, 2026

Irani: SHBA dhe Izraeli na nënvlerësuan, besonin se lufta do të ishte një operacion i shkurtër

29 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.