• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 16 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

Dhuratë vetes për të bërë xheloz ishin?! Çfarë po përflitet për trëndafilat e Luanës

6 Shtator, 2025
tek Ekstra, Lajme, Showbiz, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Moderatorja 34-vjeçare Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj një video që po bën xhiron e rrjetit dhe që po komentohet si shpërdorim, vulgaritet dhe frustrim pasi ish partneri i saj Krenar Çoçaj u shfaq në Ibiza me 27-vjeçaren Endi Demneri, ish-Miss Universe.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në ditën e saj të lindjes, Luana publikoi një video sikur po zgjohej (edhe pse nga flokët dukej që sapo kishte dalë nga parukeria) mes një surprize madhështore, ku i gjithë kati i hotelit apo pallatit ku ajo qëndronte ishte mbuluar me trëndafila të kuq.

E gjithë shfaqja me mullarin e trëndafilave lë vend për intepretim psikologjik, që nga frika e moshës, boshllëk dhe mungesë vetëbesimi pasi ish bandilli u hodh në krahët e një vajze më të re, luks ekstrem për shkak të varfërisë së mundshme në fëmijëri apo adoleshencë, për të treguar se bandilli i radhës është më i kamur dhe e respekton më shumë se sa ishi, si ish bandilli nuk e kupton se çfarë ka humbur dhe se duhet të pendohet etj.

Lexo edhe:

“Erdhën me patllake!” Ish-prokurori ‘zbërthen’ përplasjen e kryeministrit me BKH-në

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

Një shoqe e saj pohoi se moderatorja, për të fshehur pikërisht këtë krizë normale psikologjike e provokuar nga ndarja dhe rritja e konkurrencës me kalimin e moshës, e ka blerë vetë mullarin me trëndafila, duke e paraqitur si një suprizë madhështore e të dashurit misterioz. 

Versioni i dhuratës dhe suprizës është i pabesueshëm. Së pari, Luana nuk zgjohet natyrshëm nga gjumi në mëngjes, pasi flokët e saj janë të krehur sikur del në moderim. Së dyti, zgjimi është aktrim, pasi dikush tjetër po filmon sipas skenarit, në funksion të publikimit të videos në rrjete sociale, si qëllim madhor. Së treti, vështirë që një ekip të kenë vendosur 10 mijë trëndafila në dhomën e gjumit, banjo, ballkon, pishinë etj., dhe moderatoja të mos ketë dëgjuar asgjë në gjumin e saj fëminor!

Gjithsesi, si do që të jetë e vërteta, i ka blerë vetë me kontratën e Fermës Vip financuar nga çunat e të bardhës apo i ka blerë i dashuri i ri misterioz, e rëndësishme është që mullari i trëndafilave të jetë blerë me faturë dhe para të ligjshme.

Ndoshta ka ardhur koha që pas kësaj dhurate madhështore dhe ndarje dramatike, moderatorja Vjollca të nisë të lexojë librat nga lart poshtë si të gjithë njerëzit normalë dhe jo nga poshtë lart siç i ka lexuar deri më sot.

E rendur pas dukjes së jashtme, Luana Vjollca ka demostruar një aftësi të veçantë; Të lexuarit mbrapsht. Nga dashuria dhe pasioni i madh për librin, dijen, urtësinë dhe thellësinë e mendimit, zonjushë Vjollca ka kaluar në një nivel tjetër aftësie mbinjerëzore, duke ‘lexuar’ mbrapsht dhe madje duke vështruar përtej faqes së librit me kokë poshtë.

Përmes një postimi të kahershëm, Luana Vjollca ka treguar se para se të flinte gjumë, bënte grim sikur të dilte në prezantim, dhe ulej duke lexuar (mbrapsht), për të treguar anën e saj intelektuale dhe se forca e saj nuk është vetëm bukuria dhe hiret siç mund të pandehin njerëzit, por është edhe formimi dhe dija, që i rezistojnë kohës së pamëshirshme.

Kur disa komentues mistrecë vunë re detajin se libri ishte nga ana e kundërt, që tregonte përdorimin e librit si pudër fytyre, moderatorja reagoi e nervozuar.

Luana Vjollca është prej dy vitesh moderatore e programit argëtues televiziv Ferma Vip. Pagesa e saj vjeçare përflitet se është tetë herë më e madhe se sa vlera e çmimit të madh. Mbetet për t’u parë nëse kontrata për sezonin e tretë do të jetë në këto vlera pasi SPAK goditi disa javë më parë një organizatë kriminale, që kishte mbushur Evropën me kokainë, ku rol të rëndësishëm kishte edhe Turi i Burrelit! 

Reagimi i z. Altin Joka

Mendimi im:
Ky nuk është gjest dashurie, por shpërdorim i pasurisë. Ky është korridori i shkallës ku jeton Luana Vjollca – i mbuluar me qindra trëndafila për ditëlindjen e saj.

Pamja është e ngarkuar, më shumë si shkatërrim i një lulishteje sesa një shprehje dashurie.. Disa mund ta quajnë romancë, të tjerë luks. Por unë shoh një shëmti në mënyrën e shprehjes. Sepse dhurata nuk matet me sasi, por me kuptim. Çmimi nuk i jep vlerë, por zemra e atij që e jep.

Jetojmë në një epokë ku një pjesë shpenzon shfrenueshëm, ndërsa një pjesë e madhe mendon çdo ditë si të blejë ilaçet ose bukën e radhës. Ky kontrast nuk është festë – është dhimbje. Dhe më e trishtuesja…Ne që i ngrëmë këta vipa në piedestal të jetës sonë…/ Shkrimi u mor nga Prapaskena!

Nga Kategoria

Aktualitet

“Erdhën me patllake!” Ish-prokurori ‘zbërthen’ përplasjen e kryeministrit me BKH-në

15 Dhjetor, 2025
Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?
Aktualitet

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

15 Dhjetor, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.
Aktualitet

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

15 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vlerësimet e lojtarëve të Man Utd ndaj Bournemouth: Bruno Fernandes dhe Matheus Cunha shkëlqejnë

16 Dhjetor, 2025

“Erdhën me patllake!” Ish-prokurori ‘zbërthen’ përplasjen e kryeministrit me BKH-në

15 Dhjetor, 2025

Mohamed Salah duhet të qëndrojë te Liverpool për një ‘lamtumirë të madhe’, thotë Jamie Carragher

15 Dhjetor, 2025

Wesley “shokon” Comon, Roma fiton 1-0 dhe rikthehet te ëndrra: Gasperini “mposht” Fabregasin në Olimpico

15 Dhjetor, 2025

Spektakël në “Old Trafford”: Man United dhe Bournemouth mbyllin 4-4 një ndeshje “të çmendur” me 8 gola

15 Dhjetor, 2025
Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

15 Dhjetor, 2025

Kroacia miraton ndërtimin e një depozite për mbeturina radioaktive

15 Dhjetor, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

15 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.