• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas

30 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan një ditë më parë në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gazetari i OraNews Elton Qyno shkruan se kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.

Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.

Lexo edhe:

Skandali Epstein, dëshmon Hillary Clinton: Nuk kam asnjë informacion për aktivitetet e tij kriminale

Rama 100 minuta fjalim, Berisha: Gënjeu dhe mbrojti veten, ta rrëzojmë të shtunën!

Thomarai jetonte në apartamentin përballë motrave Nikolli dhe nuk kishte asnjë lidhje me to. Atij i ra dera në kokë për shkak të shpërthimit dhe përfundoi në koma në Spitalin e Traumës, ku qëndroi për një muaj, por më pas ndërroi jetë.

Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”.

Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.

Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën.

Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal.

Ajo që është raportuar gjithashtu është se mes Xhanejt dhe Dumanit ka pasur përplasje fizike në burgun e sigurisë së lartë “313”.

Një ditë pas kontrollit të ushtruar nga SPAK ka pasur edhe një reagim nga Xhovana Nikolli. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh revoltën ndaj kësaj ngjarjeje, pasi shkruan se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate.

Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj dhe se ndaj vetë asaj është ushtruar presion psikologjik.

Nga Kategoria

Bota

Skandali Epstein, dëshmon Hillary Clinton: Nuk kam asnjë informacion për aktivitetet e tij kriminale

26 Shkurt, 2026
Kryesore

Rama 100 minuta fjalim, Berisha: Gënjeu dhe mbrojti veten, ta rrëzojmë të shtunën!

26 Shkurt, 2026
Kryesore

Amerikanët të shqetësuar, sondazhet tregojnë ‘dyshime’ rreth mprehtësisë mendore të Donald Trump

26 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Skandali Epstein, dëshmon Hillary Clinton: Nuk kam asnjë informacion për aktivitetet e tij kriminale

26 Shkurt, 2026

Gara për Presidentin e Kosovës, Arsim Bajrami kërkon unitet politik për kandidaturën e tij

26 Shkurt, 2026

Luis Enrique paralajmëron Chelsean dhe Barcelonën: PSG është gati për çdo kundërshtar në Champions League

26 Shkurt, 2026

Alarm te Barcelona: Frenkie de Jong pëson dëmtim serioz, pritet të mungojë gjatë

26 Shkurt, 2026

A ishte ndërhyrja e Kelly-t për karton të kuq? Ja pse ndërhyri VAR në incidentin kyç te Juve-Gala

26 Shkurt, 2026

Manchester United synon Felix Nmecha-n, Borussia Dortmund vendos çmimin

26 Shkurt, 2026

Mourinho proteston në mënyrën e tij: ndeshjen me Realin e pa nga autobusi i Benficës, refuzoi të hyjë në “Bernabéu”

26 Shkurt, 2026

Rama 100 minuta fjalim, Berisha: Gënjeu dhe mbrojti veten, ta rrëzojmë të shtunën!

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.