Negociatat për zgjedhjet e 11 majit dështuan, pasi Partia Demokratike refuzoi përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik në qarkun e Tiranës.
Pas dështimit të marrëveshjes, procesi i testimit do të zhvillohet vetëm në disa qendra të shpërndara në kryeqytet. KQZ propozoi zgjerimin e përdorimit të makinerive për zgjedhjet, por pa arritur konsensus me opozitën.
Votimi elektronik do të provohet në disa zona të Tiranës, por jo në një nivel qarku apo bashkie.