Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj ngecjes së bisedimeve në Islamabad, duke nënvizuar rëndësinë e diplomacisë për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, zëdhënësi për çështjet e jashtme të BE-së, Anouar El Anouni, deklaroi Diplomacia është “thelbësore” për gjetjen e një marrëveshjeje paqeje në konfliktin e Lindjes së Mesme.
“Ne e përshëndesim Pakistanin për përpjekjet e tij të ndërmjetësimit”, u shpreh ai, duke theksuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekje të mëtejshme për stabilitet dhe paqe në rajon.











