• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dëshmia e vartëses së Ballukut në SPAK: Evis Berberi më detyroi të firmosja për Tunelin e Llogarasë

25 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Së fundmi është publikuar dëshmia e vartëses së saj, Mirzeta Kashnica në SPAK e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, që të firmosë për tenderin për ndërtim e tunelit të Llogarasë.

Kashnica ka deklaruar se tek procedura e parë e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues.

Lexo edhe:

Dhunoi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos

Tatimi mbi pagat thyen çdo rekord, arkëtimet rriten ndjeshëm

Ajo deklaron se këtë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë. Por, menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me e-mail.

“E pandehura Mirzeta Kashnica deklaron se se menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, në orën 17:05, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email”, thuhet në dosje.

Më tej, SPAK thekson se Belinda Balluku ka ushtruar presion mbi vartësen e saj dhe kjo sipas prokurorisë, provohet nga përgjimet.

“Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj)”, thotë SPAK.

DËSHMIA E PLOTË

Datë 10 nëntor 2025

E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se tek procedura e parë e prokurimit për ndertimin e tunelit të Llogarasë, e cila është anuluar, në vlerësimin e saj si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”sh.p.k, i përmbushte kriteret dhe duhej të ishte shpallur fitues.

Ajo deklaron se këtë qëndrim ia ka derguar me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe për dijeni ia ka dërguar edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë.

Ajo deklaron se menjëherë sapo e ka dërguar këtë email, në orën 17:05, pa u mbyllur akoma vlerësimi i komisionit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ajo është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email.

Pasi ai kishte folur dhe kjo procedurë ishte mbyllur, do të anulohej, pasi nuk ishte asnjëri nga operatorët ekonomik në rregull.

E pandehura Mirzeta Kashnica deklaron se në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021, për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo ka nënshkruar, pasi është trysnuar nga shtetasi Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurèn.

Ajo deklaron se shtetasi Evis Berberi ishte anëtar i komisionit, si dhe personi që diktonte vendimmarrjen e komisionit. Në lidhje me procedurën e prokurimit të rishpallur me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” ajo deklaron se sa herë mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë të komisionit i kishin marrë vendimet me njëri-tjetrin dhe e intimidonin atë në lidhje me qëndrimet e saj.

Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj)”.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dhunoi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos

25 Dhjetor, 2025
Ekonomi

Tatimi mbi pagat thyen çdo rekord, arkëtimet rriten ndjeshëm

25 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Aksident i rëndë në Kamëz, 4 të plagosur

25 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Partnerë të papritur: Marrëveshja Castrol sjell kapitalin privat në industrinë e naftës.

25 Dhjetor, 2025
Demi: Ndihma për 90 mijë familje për energjinë tregon rritjen e varfërisë.

Demi: Ndihma për 90 mijë familje për energjinë tregon rritjen e varfërisë.

25 Dhjetor, 2025

Video. Veri i Madh sjell përmbytje, rrëshqitje toke dhe borë të fortë në Kaliforni

25 Dhjetor, 2025
Fëmija i tretë: Jozefina Topalli shpall lajm të veçantë për vajzën e saj!

Fëmija i tretë: Jozefina Topalli shpall lajm të veçantë për vajzën e saj!

25 Dhjetor, 2025

Armatime të prodhuara në Gjermani? Pse Bundeswehr nuk blen vetëm armë në vend Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po investon miliarda në sisteme evropiane dhe ndërkombëtare, nga pistoletat çekë tek avionët luftarakë të SHBA-së. Pse këto armë nuk blihen nga prodhuesit gjermanë?

25 Dhjetor, 2025

Shpërthim me lëndë plasëse në një bankë në Selanik

25 Dhjetor, 2025
Kryetari i Malishevës: Shkurtimet po ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve

Kryetari i Malishevës: Shkurtimet po ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve

25 Dhjetor, 2025

Papi Leoni XIV bën thirrje për mëshirë në fjalimin e tij të parë për Krishtlindje Urbi et Orbi Në fjalimin e tij të parë për Krishtlindje, papi i parë nga SHBA-ja u bëri thirrje besimtarëve katolikë të refuzojnë indiferencën ndaj ata që vuajnë.

25 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.