Disa qytete në lindje të Australisë janë përballur me reshjet më të mëdha të dëborës në dekada, ndërsa moti ekstrem goditi rajonin gjatë fundjavës.
Stuhitë shkaktuan përmbytje, bllokuan automjete dhe lanë mijëra shtëpi pa energji elektrike, sipas autoriteteve vendore.
Parashikimet tregojnë për një përmirësim të motit gjatë ditës së sotme. Megjithatë, në disa zona priten deri në 50 centimetra dëborë, ndërsa në rajone të tjera mund të bien më shumë se 10 centimetra shi, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Uellsit të Ri Jugor.
Sipas kanalit shtetëror ABC, pjesët veriperëndimore të këtij shteti kanë përjetuar reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit. Ndërkohë, në Queensland janë regjistruar reshjet e para të borës pas një dekade, raportoi gazeta Sydney Morning Herald.