• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 25 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Deri në 1,100 lekë/litër. Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord këtë vit

29 Tetor, 2024
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele rekord. Në fabrikat e përpunimit nga Marikaj deri në Berat çmimi i shitjes së vajit të paambalazhuar, varion nga 700, 800 deri 1,100 lekë për litër.

Vjet vaji i paambalazhuar u shit me çmim nga 700 deri 800 lekë për litër. Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është rritur 38%. Përpunuesit thonë se edhe çmimi i vajit të ambalazhuar pritet të rritet, të shkojë deri në 15 euro për litër.

Përpunuesit kryesorë pohojnë se sivjet shtrenjtimi i çmimit ka ardhur nga rritja e kostos së prodhimit për shkak të dyfishimit të pagesave për vjelësit e ullirit dhe nga ekstremitetet e motit, që sollën rënie të rendimentit.

Lexo edhe:

Pasdite me reshje shiu intensive, parashikimi i motit këtë të diel

Rrëmbehet dhe dhunohet keq djali i biznesmenit grek, i përfshirë dhe një këngëtar

Silvana Subashi thotë se ndonëse sasia e prodhimit të ullinjve është më e lartë se vjet, rendimenti i prodhimit për shkak të thatësirës është shumë i ulët. Sipas saj, përfshirë edhe dyfishimin e pagesave për vjelësit, këta janë faktorët kryesorë që çuan sivjet koston e prodhimit të vajit të ullirit deri në 940 lekë për litër dhe të shitjes 1,100 lekë për litër.

“Dyfishimi i tarifave të krahut të punës është faktori kryesor që sivjet shtrenjtoi së tepërmi koston e prodhimit të vajit të ullirit. Nëse vjet pagesat për vjelësit ishin 200 lekë për shkundjen e 1 kg ulliri, këtë vit vjelësit janë paguar 400 lekë, pasi është e pamundur të gjesh punonjës. Tarifa e shkundjes së ullirit 400 lekë për kg është tepër e lartë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos prodhuese është rënia drastike e rendimentit të prodhimit. Nëse vjet për kultura që rendimenti i prodhimit ishte nga 15 deri 17 litra vaj ulliri për 1 kv ullinj, sivjet ka arritur 10 deri 12 litra. Rënia e rendimentit është drastike.

Për shkak të këtyre faktorëve kryesorë, dukë përfshirë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen dhe shërbimin e ullirit, kostoja e prodhimit të vajit të ullirit llogaritet 940 lekë për litër. Ndërsa çmimi i shitjes së vajit do të jetë 1,100 lekë për litër. Te shtrenjtimi i çmimit të shitjes, përveç heqjes së skemës së TVSH-së po ndikon edhe shtimi i sasisë së vajit të papërpunuar që grumbullohet nga grosistët italianë”, tha ajo.

Edhe Kastrijot Çuadari një ndër grumbulluesit dhe përpunuesit kryesorë në Berat tha sivjet pavarësisht se prodhimi i ullinjve është më i lartë krahasuar me vjet, konstatohet se rendimenti i prodhimit është në rënie.

“Faktorët kryesorë që kanë ndikuar te rënia e rendimentit është thatësira e lartë e muajit gusht, e cila thau pemët dhe lagështira e lartë në muajin shtator që shkaktoi fryrje të frutit të ullirit”, thotë ai.

Në vitin 2022 kur sasia e prodhimit ishte e lartë, nga fermerët vaji i ullirit u shit nën koston e prodhimit me çmime 350 deri 400 lekë për litër.

Për 2022, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 17,2 kg. Krahasuar me 2021, rendimenti për rrënjë u shtua me 37%. Në 2022 shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2021, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 2%.

Ndërsa për 2023, mungesa e prodhimit dyfishoi çmimin e shitjes së vajit të ullirit krahasuar me 2022. Nga fermeri vaji i ullirit u tregtua me çmim 700 deri 800 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit erdhi nga rënia e prodhimit 30 deri 70% krahasuar me vjet. Vjet pati edhe shtim të sasisë së vajit të ullirit që u eksportua, kryesisht në Itali.

Për 2023, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 12,4 kg. Krahasuar me 2022, rendimenti për rrënjë ra 30%. Në 2023 shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2022, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 1%./Monitor

Tags: 2024Cmimivaji i ullirit

Nga Kategoria

Aktualitet

Pasdite me reshje shiu intensive, parashikimi i motit këtë të diel

25 Maj, 2025
Lajme

Rrëmbehet dhe dhunohet keq djali i biznesmenit grek, i përfshirë dhe një këngëtar

24 Maj, 2025
Kryesore

Një legjendë më pak në fushë! Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli

24 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Melbourne, plagosen 4 persona

25 Maj, 2025

PSG fitoi Kupën, Luis Enrique: Kjo ishte mënyra më e mirë për t’u përgatitur për finalen e Champions

25 Maj, 2025

Pasdite me reshje shiu intensive, parashikimi i motit këtë të diel

25 Maj, 2025

Ndikimi i madh i yjeve do sjellë përmirësime në jetën tuaj, parashikimi i horoskopit për sot

25 Maj, 2025

Rrëmbehet dhe dhunohet keq djali i biznesmenit grek, i përfshirë dhe një këngëtar

24 Maj, 2025

Trump “iu mbylli dyert”, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

24 Maj, 2025

Ish-kryeministri britanik bëhet baba për herë të nëntë, bashkëshortja ndan foto të Boris Johnson me vogëlushen

24 Maj, 2025

Një legjendë më pak në fushë! Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli

24 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.