• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Deputetë italianë në Gjadër: Erdhëm tek territoret tona të reja!

17 Tetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Disa deputetë italianë kanë qenë sot në Lezhë dhe kanë vizituar kampin e Gjadrit për të parë nga afër situatën dhe gjendjen e emigrantëve që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani, Verdi Sinistra, Rackele Scarpa, Partia Demokratike.

Ata shprehën shqetësimin e tyre dhe thanë se nuk bëhet eksperiment nën lëkurën e njerëzve.

Lexo edhe:

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

“Në realitet ka vonesa në këtë projekt, sepse qeveria kishte njoftuar se do të hapej përpara zgjedhjeve europiane. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe edhe vëmendja e madhe europiane e konfirmon, tema simbol e këtij vendi, pra ata duan të thonë që emigrantët nuk duhet të vijnë në Europë. Janë vite që nuk krijohen akte normative rregulluese për t’i lejuar emigrantët të arrijnë në Europë, ideja që t’i çojmë në një vend ekstraeuropian duhet të jetë një mesazh. Duhet të kuptojmë nëse ky vend që do të mbajë flamurin e vendit tonë (italian) është një vend ku respektohen vërtetë të drejtat e njeriut”, deklaroi njëri prej tyre.

Ai tha se dështimi është me gjithë këtë, më pas të shohim si do implementohet.

“Sigurisht që fakti që gjetën një numër kaq të vogël për të sjellë dhe sapo erdhën u reduktua më shumë është një provë që kjo nuk është një zgjidhje. Rastin e parë e kuptuam. 1 mijë në Lampedusa, 16 në Shëngjin. Ne e kemi kundërshtuar fortë që mund të bëhet një vlerësim i vulnerabilitetit në mes të detit. Nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave, nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave vulnerabël. Ju e dini që të vetmet vende ekstraterritoriale jashtë vendit janë ambasadat dhe transportuesit ajror. Këtu jemi para një vendi, të rrethuar, nuk ka tela me gjemba, por mure hekuri 5 metra ngjitur me një mal, kjo është…për të mbajtur emigrantë të kapur në mes të detit, të veçuar nuk e dimë mbi ç’kritere dhe e pamë që kriteret ishin të gabuara. Kështu që ne jemi parlamentarë italianë, duke qenë se është kjo e re që Italia ka edhe territore përtej detit, erdhëm t’i vizitonim për të parë se çfarë do gjejmë këtu brenda. Do provojmë të kuptojmë dhe se për çfarë shërben një burg këtu”, deklaroi ai.

Deputetja Rackele Scarpa tha se është e pamundur që të bëhet screening në një anije ushtarake.

“Si mund të vijë nga një anije e marinës ushtarake një vlerësim i vulnerabilitetit që nuk ka as kushtet për ta bërë. Kjo është e munguar sepse janë kthyer 4 persona që u zbulua se ishin minorenë ose vulnerabil”, tha ajo.

Tags: Deputetë italianë në GjadërDeputetë italianëGjadër

Nga Kategoria

Aktualitet

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025
Aktualitet

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025

VIDEO/ Kosova përmbys Armeninë, spektakël golash në stadiumin “Fadil Vokrri”

6 Qershor, 2025

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025

Sulmi rus mbi Ukrainë, Zelensky: Putini po blen kohë për të vazhduar luftën

6 Qershor, 2025

Sherr për parkimin në Ksamil mes 2 turqve dhe një banori vendas, përfundojnë në spital. Policia shoqëron disa persona (EMRAT)

6 Qershor, 2025

Turizmi masiv nën kontroll: Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.