Ndeshja e djeshme u kthye në një makth për AC Milan dhe për Ruben Loftus-Cheek. Në sfidën e javës së 26-të të Serie A, ku Milani humbi 0-1 në shtëpi ndaj Parma Calcio 1913, anglezi u përplas në ajër me portierin Edoardo Corvi dhe u detyrua të largohej me barrelë që në minutën e 11-të.
Sot është konfirmuar se 30-vjeçari do të ketë një rikuperim të gjatë. Sipas Sky Sports, Loftus-Cheek është diagnostikuar me frakturë të procesit alveolar si edhe fraktura të shumta në nofull dhe dhëmbë. Ai pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale para se të nisë rehabilitimin, i cili mund të zgjasë disa muaj. Ka gjasa që sezoni i tij të përfundojë para kohe.
Këtë sezon, Loftus-Cheek ka zhvilluar 27 ndeshje me Milanin, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 1 asist.










