Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth dy orësh.
Voxnews.al raportoi më herët se Basha u thirr nga prokurori Alfred Shehu për tu marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për dosjen “21 Janari”.
Megjithatë, pasi ka dalë nga SPAK, Basha nuk ka preferuar të japë detaje për gazetarët.
“Isha në cilësinë e personit që kam dijeni për një çështje nën hetim. Duhet të ruaj sekretin hetimor, deklarova gjithçka që kam dijeni. Informacionin merreni te SPAK. Konferencën për shtyp njëherë tjetër”, ka deklaruar shkurt Basha.










