• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Debutim ëndrrash për Carrick: United mposht City-n në derbi dhe rikthehet në garën për Champions

17 Janar, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Me golat e Mbeumo dhe Dorgu në pjesën e dytë, Manchester United fitoi derbin e Mançesterit në Old Trafford, në ndeshjen e parë të Michael Carrick si trajner në stol. Një debutim “ëndrrash” në “Theatre of Dreams”: Carrick mori drejtimin e ekipit këtë javë deri në fund të sezonit dhe u fut menjëherë në ritëm ndaj rivalëve të qytetit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

United e nisi takimin me më shumë intensitet dhe direktësi, ndërsa City tentoi të merrte kontrollin me posedim, por pa krijuar rrezik real. Rastet e pastra ishin të pakta. Mundësia më e mirë e pjesës së parë erdhi shumë herët: në minutën e 3-të, Maguire kërceu mbi Haaland dhe goditi me kokë pas një goditjeje këndi, por topi u përplas në traversë. Më pas, United pati dy gola të anuluar për pozicion jashtë loje, me Fernandes dhe Diallo të përfshirë në aksionet që nuk u vlefshmuan.

Pas pushimit, City mbajti më shumë topin, por rastet më të qarta vazhduan t’i kishte United, që po fitonte besim me kalimin e minutave dhe me mbështetjen e tifozëve. Donnarumma u detyrua të ndërhynte disa herë, duke ndalur një goditje të Diallo dhe më pas rikthimin e Casemiro në të njëjtin aksion, ndërsa edhe Mbeumo pati një shans në shtyllën e dytë.

Lexo edhe:

Alarm kartonësh te Barcelona, Lamine dhe Fermín rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Newcastle

Lajm i keq për Liverpoolin, Alisson mungon ndaj Galatasarayt

Goli i parë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte rezultat i një kundërsulmi të shpejtë: City fitoi një goditje dënimi pranë zonës së United, por vendasit ia morën topin dhe u hodhën menjëherë përpara me katër sulmues ndaj dy mbrojtësve. Fernandes e shpërndau në zonë te Mbeumo, i cili goditi ulët në diagonale dhe e dërgoi topin në rrjetë. City humbi shkëndijën që i kishte mbetur: pa Foden, me Haaland thuajse të padukshëm dhe me Doku e Semenyo që provuan pa sukses, ekipi i Guardiolës u duk i pafuqishëm.

Në minutën e 76-të, një tjetër gabim i mbrojtjes së City-t vulosi ndeshjen. Dorgu u shkëput mes tre mbrojtësve që mbetën duke parë krosimin e Cunha nga e djathta dhe e shtyu topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 2-0. Një goditje e rëndë për City-n, që vazhdon të ngecë në garën për titull, ndërsa United, pas një starti të lëkundur dhe largimit të Amorim, sheh veten sërish në betejë për vendet e Champions League.

Tags: Derbi i Mançesteritmanchester citymanchester unitedMichael Carrickpremier league

Nga Kategoria

Sporti

Alarm kartonësh te Barcelona, Lamine dhe Fermín rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Newcastle

9 Mars, 2026
Sporti

Lajm i keq për Liverpoolin, Alisson mungon ndaj Galatasarayt

9 Mars, 2026
Sporti

Rodri gjobitet me 80 mijë paund pas komenteve për arbitrin në barazimin me Tottenham

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Kushtetuesja i ‘ngriu’ dekretin, Osmani shpjegon arsyet pse shpërndau Parlamentin

9 Mars, 2026

Degradimi nuk ka fund! Pas rrugëve, rrezikojnë të shemben edhe urat!

9 Mars, 2026

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon qeveria e Kosovës

9 Mars, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.