Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula është zgjedhur Kryeinspektor i përgjithshëm.
Sula është renditur i pari në një garë me 5 kandidatë të tjerë.
Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Shkëlqim Hajdari. Ky i fundit pritet të emërohet Prefekt i Tiranës në vend të Afrim Qendros.
Sula nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke u distancuar nga kryedemokrati Sali Berisha.









