Janë publikuar pamjet e plota nga sherri i dhunshëm që ndodhi mes djalit të Fatmir Shpellzaj dhe disa personave ne parkingun e TV Klan, pas mbarimit të emisionit “Opinion”.
Palët ishin ftuar të diskutonin në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në TV Klan, ku gjatë transmetimit u përfshinë në debate të tensionuara herë pas here.
Por në përfundim të emisionit, me të dalë jashtë, përfaqësues të të dyja palëve u përfshinë në një konflikt fizik.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur disa persona që vijnë nga jashtë ambienteve të televizionit përplasen me persona të tjerë që ndodheshin brenda rrethimit të godinës.
Fillimisht konfliktet janë verbale, por shumë shpejt degjenerojnë në përplasje fizike me grushta.
Shikoni videon KËTU!











