Cristiano Ronaldo do të mungojë për një periudhë ende të pacaktuar, pasi Al-Nassr ka konfirmuar se portugezi ka pësuar një dëmtim në kofshë (hamstring). Klubi saudit nuk ka dhënë një afat të saktë rikthimi dhe ka bërë të ditur se gjendja e tij do të vlerësohet çdo ditë.
Detaje: Sipas komunikimit të Al-Nassr, Ronaldo e pësoi dëmtimin në ndeshjen e fundit ndaj Al Fayha dhe ka nisur tashmë programin e rehabilitimit. Rikthimi i tij mbetet “në pritje të vlerësimeve të mëtejshme”, çka mban të hapur pasigurinë vetëm pak muaj para Botërorit.
Klubi ka publikuar gjithashtu pamje të Ronaldos duke u stërvitur në palestër, duke konfirmuar se ai ndodhet ende në Arabinë Saudite dhe ka nisur procesin e rikuperimit aty. Kjo hedh poshtë edhe zërat e fundit për një largim të tij nga vendi.
Në planin sportiv, mungesa e Ronaldos vjen në një moment delikat për Al-Nassr dhe për vetë lojtarin, ndërsa fokusi afatmesëm mbetet edhe te Botërori, që konsiderohet objektivi i madh i radhës për kapitenin e Portugalisë. Ndërkohë, Al-Nassr mbetet në krye të renditjes së kampionatit saudit, sipas raportimeve të fundit.










