Antonio Conte është shprehur i kënaqur pas barazimit 1-1 mes Napoli-t dhe Interi-t. “Merituam më shumë, por duhet të kuptojmë që varemi nga vetja, nga ky këndvështrim duhet të jemi të lumtur, por kjo nuk më kënaq. Sigurisht që ka pak zhgënjim, sepse luajtëm shumë mirë kundër një ekipi shumë të fortë, një luftanije e ndërtuar ndër vite, sot Inter është skuadra që duhet mposhtur.
Por, sot bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe tani duhet të kuptojmë se ndeshja fillon dhe varet nga ne dhe jo aq shumë nga të tjerët siç ka ndodhur më parë. Nëse në fillim të sezonit do të na kishin thënë se tani do të gjendeshim një pikë larg nga vendi i parë, nuk do ta kishim besuar kurrë.
Tani presim fundin e sezonit kundër një ekipi shumë të fortë si Interi, por janë edhe Atalanta dhe Juventus, skuadra me të cilat duhet të përballemi me shumë vetëdije.
Sot Romelu Lukaku ka luajtur ndoshta ndeshjen e tij më të mirë që kur ka veshur fanellën e Napolit. Nëse ai është dominues, dominues bëhemi edhe ne. Ai ka vujatur jo pak këtë sezon”, tha Conte.