• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Çmontohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 24 në pranga, ‘rishfaqet’ djali i “Ad Sybardhit”

12 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet shqiptare dhe ato të Kosovës kanë goditur një grup kriminal që merrej me trafik armësh. Në një konferencë të përbashkët, Policia e Shtetit ka bërë me dije se nga aksioni janë sekuestruar gjithsej 64 armë zjarri dhe municione. Hetimet kanë nisur në muajin shkurt të këtij viti, u pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative se një person me inicialet V.O., bashkëpunonte me të tjerë për të trafikuar armë në të dy anët e kufirit.

Në pranga janë vendosur 24 persona, 14 prej tyre në Kosovë dhe pjesa tjetër në Shqipëri. Edhe në këtë aksion, zbulohet se një nga anëtarët e bandës së trafikut të armëve është Euxhenio Manushi, djali i muzikantit të njohur Ad Sybardhit. Ky i fundit vetëm pak ditë më parë u kap në Tiranë me 1.5 kg kokainë dhe aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit.

I riu u kap bashkë me Klaudio Serjani, nipin e Pajtim Serjanit, duke trafikuar drogë me vlerë në treg 270.000 euro. Të dy pretendojnë se drogën e kishin për konsum personal, por mesa duket për Manushin është vetëm një nga aktivitetet e paligjshme me të cilat ai angazhohej. Ndërkaq, përveç Euxhenio Manushit, të arrestuar janë edhe Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkambi. Të gjithë akuzohen trafikim armësh dhe municioni. Por hetimet vazhdojnë për të zbuluar se si siguroheshin këto armë zjarri dhe për kë shiteshin.

Lexo edhe:

Eliona bëhet nënë për herë të tretë, gjinia e bebit mister

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet. 

Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti. Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Nëpërmjet këtij ekipi, autoritetet shqiptare dhe kosovare mundën të bashkëpunonin shpejt dhe lehtë, duke shkëmbyer informacione në kohë reale. Në vijim të hetimeve, më datë 10.12.2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim Policia e Kosovës në funksion të procedimit të përbashkët ka zhvilluar operacione policore ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK. Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.

Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11.12.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave: E.M 20-vjeç; E.P. 34-vjeç; A.M. 28 vjeç; G. Ll 22 vjeç; K.M. 26-vjeç; dhe T.Sh., 53-vjeç. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Nga Kategoria

Ekstra

Eliona bëhet nënë për herë të tretë, gjinia e bebit mister

16 Qershor, 2025
Bota

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

16 Qershor, 2025
Aktualitet

“Raketa balistike janë nisur drejt Tel Avivit, pak minuta më parë na kërkuan…”/ Ambasadorja shqiptare rrëfen situatën në Izrael: Tronditëse, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata

16 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Eliona bëhet nënë për herë të tretë, gjinia e bebit mister

16 Qershor, 2025

Varën një kukull me ngjyrë në një urë, katër tifozë të Atl. Madrid dënohen me burg për racizëm ndaj Vinicius Jr

16 Qershor, 2025

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

16 Qershor, 2025

“Raketa balistike janë nisur drejt Tel Avivit, pak minuta më parë na kërkuan…”/ Ambasadorja shqiptare rrëfen situatën në Izrael: Tronditëse, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata

16 Qershor, 2025

EMRI/ Doli të marrë pensionin, zhduket i moshuari në Lushnje! Familjarët ngrejnë alarmin

16 Qershor, 2025

Izraeli publikon videon, shkatërron dy avionë F-14 iranianë

16 Qershor, 2025

Interi vendos çmimin për Çalhanoglu

16 Qershor, 2025

Eksperti i sigurisë: Irani do të godiste me raketa Shqipërinë në vitin 2023

16 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.