Arsenal, nën drejtimin e Mikel Artetës, po kryeson në aspektin e goditjeve standarde, falë dominimit ajror të mbrojtësit Gabriel Magalhaes. Ish-mbrojtësi i klubit, Gawl Clichy, thotë se “Topçinjtë” tashmë ngjallin frikë sa herë që topi del jashtë loje.
Clichy vlerëson transformimin që Arteta i ka sjellë skuadrës, duke e bërë atë më fizike dhe më të ashpër krahasuar me epokën e Arsène Wenger. Sipas tij, kritikat për stilin e ri të lojës janë të pajustifikuara, pasi Arteta ka përshtatur ekipin me kërkesat moderne të Premier League.
Ai thekson se, pavarësisht debatit për mënyrën e lojës, Arsenali sot është në vendin e parë – dhe kjo flet më shumë se çdo diskutim tjetër. “Mënyra e vërtetë e Arsenalit është të fitosh trofe,” shprehet Clichy, duke shtuar se tifozët do të jenë të lumtur nëse vijnë fitoret, pavarësisht mënyrës.
Sipas tij, krahasimet e vazhdueshme me stilin e Wengerit janë të padrejta, sepse koha, liga dhe profili i lojtarëve kanë ndryshuar ndjeshëm. Ai thekson se edhe një fitore minimale 1-0 nga një goditje standarde është dëshmi se plani i trajnerit funksionon.
Clichy bën thirrje për të pranuar stilin e ri të Artetës dhe për t’u fokusuar te rezultatet. Sipas tij, kjo qasje po krijon një kulturë të re fituese që po lulëzon në Emirates.











