• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 31 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

12 Qershor, 2025
tek Analizë, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

Meqënëse propaganda mediatike pro qeverisë ka qenë, krahas blerjes së votës, përdorimit të krimit dhe shantazhimit të administratës, një nga kolonat që e përçudnuan sfidën e 11 majit, do të ishte interesante që ajo çka ndodhi të shikohej nga këndvështrimi i një personazhi që deri pak kohë më parë konsiderohej si ylli i ekraneve tona.

Fjala është për Erion Veliajn, i cili, që pas 10 shkurtit, ditës kur i’u vunë prangat, pothuajse është zhdukur nga peizazhi mediatik. Për të gjithçka ka ndryshuar radikalisht. Postimet në rrjetet sociale rrallë ndodh që të prodhojnë tituj kryesorë. Emisionet e lajmeve janë çliruar nga parada e kronikave të gatshme që prodhonte bashkia. Ata që ishin të gatshëm të therreshin për t’a mbrojtur atë nëpër studio, tani janë tulatur. TV-të nuk përmbyten më me kronika për mbjelljen e pemëve, rindërtimin e shkollave apo ndarjen e medaljeve në gara sportive.

Lexo edhe:

Ultimatumi i qeverisë për lirimin e akseve kombëtare, Balluku thirrje bizneseve: Bashkëpunoni ose do të ndërhyjmë

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Por, po të zhvendosësh vështrimin pak muaj më parë vetja të duket sikur je zgjuar nga një ëndërr e papritur. “Lali” që hynte përditë në shtëpitë tona, me llërët përveshur, me përqafime të ngrohta për fëmijët, herë duke i shërbyer supë pensionistëve e herë duke ndarë ndihma për jetimët, nuk jeton më. Pamja prej superheroi, që lufton për të mirën, për të bukurën për të ndershmen është fshirë si me gomë.

Ky transformim drastik e kërkon një shpjegim. Ai lidhet me rënien e fuqisë dhe pushtetit të tij. Që kur Edi Rama e zhveshi nga gjithçka, duke i hequr të drejtën e komandës reale në Bashki, që kur ai e la pa deputetë besnikë në grupin socialist të parlamentit të ardhshëm, që kur ai u dha urdhër politikanëve të lartë dhe militantëve poshtë, as mos prononcoheshin pro Veliajt, as mos protestonin tek dera e SPAK-ut në favor të tij, aureola e tij u shkërmoq. Ai që zbarkonte mes fëmijëve si superman, në ditën e verës, tani nuk është asgjë më shumë sesa një burgaxhi. Dhe kjo, pasi ai nuk ka më në duar leje për pallate, se ai nuk u bën dot më favore me hedhjen e dherave ndërtuesve, se ai nuk u jep dot reklama të fshehta apo legale pronarëve të mediave, se ai nuk ka më fuqi të sponsorizojë borderotë e fshehta të portaleve të paregjistruara.

Figura e tij e bymyer falë pushtetit që kishte, fondeve që kontrollonte, financimeve që jepte, nuk kishte lidhje as me meritat, as me zotësinë e vet reale, ajo ishte thjeshtë produkt i postit të rëndësishëm që mbante. Kur i pari iu hoq, gjithçka u bë pluhur e hi.

Natyrisht, për hir të së vërtetës, duhet thënë se braktisja që po i ndodh dhe vetmia politike e Veliajt mund të lidhet edhe me shkaqe personale. Ai nuk prodhoi kurrë mbështetës, pasi të gjithë e shikonin si lakeun e Ramës, ai nuk la dot pasues, pasi këta të fundit kërkojnë një “burrë” që ti’u prijë, atij po i rallohen mbrojtësit publikë, pasi tërë kohës marëdhënjen me ta e ngriti jo mbi baza parimesh, por mbi blerjen dhe korruptimin.

E megjithëatë, pavarësisht nga të tëra këto mangësi vetjake, konkluzioni i dramës së trishtë të Veliajt është se bashkë me pushtetin ai humbi edhe personazhin fiktiv që kishte krijuar me shumë sforco përgjatë viteve. Pikërisht këtu, trajektorja e tij është një lakmues domethënës për të kuptuar sfondin manipulativ ku u zhvilluan votimet e fundit.

Po të imagjononim për një çast sikur Ramën dhe shokët e tjerë të Lalit ti zhvishnim nga favoret që kanë për të prodhuar tituj, për të imponuar kronika të gatshme, për të qenë imun ndaj kritikave, për të propaganduar “mrekullinë turistike”, për të ndërtuar imazhin e vendit që ka fat të udhëhiqet nga një lider global, me siguri rezultati i 11 majit do të qe pak më i ndryshëm.

Pa fuqinë për të blerë vëmendje dhe shitur ëndrra ata do të shndërroheshin në poaq jo tërheqës sa ka përfunduar Veliaj sot.

Le të jemi të qartë, ky nuk është një nga ato fenomene konkrete të cilat opozita mund ti faktojë në serialin televiziv që prodhon çdo ditë në selinë e SHQUP-it. Impakti i imazhit as nuk peshohet as nuk matet. Por gjithësesi ai është një fenomen real që në shoqëritë demokratike prodhohet nga kontradikta mes aftësisë së politikanëve për të aktruar dhe përballjes së tyre me mendimin kritik që imponojnë mediat dhe të gjithë kundërpushtetet e tjera. Vetëm në sisteme jo demokratike si ky yni ai është produkt i kulluar i “mis en scene-ave” të pushtetarëve alla Veliaj.

Prandaj dhe shfryrja e flluskës që ky i fundit krijoi është një test i mirë për të kuptuar se në ç’kushte u zhvillua gara e fundit elektorale. Për të kuptuar gjithashtu se sa lakuriq do të dukeshin ata që vetëkonsiderohen tani si fitimtarë, nëse s’do të përfitonin nga imazhi që kanë blerë me paratë dhe favoret që të jep në dorë pushteti./ Lapsi.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Ultimatumi i qeverisë për lirimin e akseve kombëtare, Balluku thirrje bizneseve: Bashkëpunoni ose do të ndërhyjmë

30 Korrik, 2025
Aktualitet

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

30 Korrik, 2025
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Penal, Berisha: Burg për parkime, faturat e dritave dhe ujit

30 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore

31 Korrik, 2025

“Mund të zbulohet një e vërtetë e papritur”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

31 Korrik, 2025

Drafti i ri i Kodit Penal: 2 vite burg kush nuk kolaudon makinën

31 Korrik, 2025

Pas Francës dhe Britanisë, Kanadaja thotë se do ta njohë shtetin palestinez në shtator

31 Korrik, 2025

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

31 Korrik, 2025

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti për sot

31 Korrik, 2025

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari

30 Korrik, 2025

Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

30 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.