Në një mbledhje të mbyllur të Këshillit të Imuniteteve, janë diskutuar detaje të kërkesës së SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, në të cilën janë përballur deputetë të PS-së dhe PD-së me prokurorët.
Përprokurorët kanë dhënë përgjigje të qartë për pyetjepyetjet e deputetëve. Ata kanë konfirmuar se kanë zbuluar fakte të reja penale lidhur me Ballukun, duke e rënduar më tej gjendjen e saj procedurale dhe duke e vlerësuar si një rrezik për prishje prova dhe kryerjen e krimeve të tjera.
Një detaj i rëndësishëm ka qenë se në datën 20 Nëntor 2025, Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë, në përpjekje për t’i detyruar ata të ndryshojnë dëshminë.
Prokuroria gjithashtu ka paraqitur prova të tjera që implikojnë individë të dyshuar si pjesë të krimit të organizuar, të cilët kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut. Këto prova janë mbështetur me transkripte bisedash, të cilat janë sjellë në mbledhje.
Megjithatë, avokatët e Ballukut nuk kanë ngritur asnjë pretendim për përndjekje politike, duke e cilësuar hetimin si një proces të pastër, pa ngarkesa politike.
Ky proces i trajtimit të kërkesës për zv.kryeministren Balluku ka nxjerrë në pah tensionet ndërmjet partive politike dhe shqetësimet për ndikimin e mundshëm mbi dëshmitarët, ndërsa përballja e opozitës me prokurorinë vazhdon të krijojë jehonë në skenën politike shqiptare.











