Një shtetas grek, Pavlos Simeriontakis, 48 vjeç nga Athina, u dërgua mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandë pa shenja jete nga disa persona, të cilët më pas u larguan me shpejtësi.
Personat që e kanë shoqëronin u larguan menjëherë nga spitali, por më vonë u lokalizuan dhe morën në pyetje nga policia.
Burime policore bëjnë me dije se shokët e tij kanë deklaruar se Simeriontakis ndodhej në Shqipëri së bashku me persona të tjerë, të cilët merren me tregtinë e sendeve të kuzhinës.
Ditët e fundit, grupi kishte qenë në Fier për tregti, ndërsa dje ndodhej në Konispol, nga ku do të largoheshin për në Greqi përmes Qafë Botës. Para se të largoheshin, 48-vjeçari nuk u ndje mirë duke humbur kështu edhe jetën.
Sipas tyre viktima vuante prej vitesh nga diabeti. Ekspertiza do të vendosë shkakun përfundimtar të vdekjes.











