• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Çfarë është ‘karta e artë’ prej 5 milionë dollarësh që propozon Presidenti Trump?

28 Shkurt, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertë të ligjit të emigracionit thonë se kanë paqartësi lidhur me njoftimin e Presidenti Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të nisin të jepin një ‘kartë të artë’ që kushton 5 milionë dollarë, për ata shtetas të huaj të pasur, që do të donin të jetonin dhe të punonin në SHBA. Atyre do t’u garantohej gjithaq “një rrugë e sigurt drejt shtetësisë amerikane”.

Gjatë komenteve të tyre të martën në zyrën ovale, Presidenti Trump dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick thanë se programi do të fillojë pas dy javësh dhe do të zëvendësojë programin e vizave EB-5, i cili u mundëson investitorëve të huaj të jetojnë dhe punojnë në SHBA, nëse investojnë në kompani që krijojnë vende pune për amerikanët.

Por programi i vizave EB-5, është krijuar me një vendim të Kongresit në vitin 1990 dhe është e paqartë nëse Presidenti Trump ka kompetenca ta heqë atë, duke krijuar një program të ri vizash, pa vendim të Kapitolit.

Lexo edhe:

“Shërim të shpejtë”, Trump reagon pasi mësoi se Biden u diagnostikua me kancer

Biden diagnostikohet me kancer

“Ne e kemi përgatitur të gjithën nga pikëpamja ligjore. Është plotësisht e ligjshme të bëhet“, tha Presidenti Trump.

Pikëpyetjet ligjore

Ekspertët e emigracionit nuk bien plotësisht dakord.

“E vërteta është se do të duhet që Kongresi ta miratojë një gjë të tillë“, tha Michael Wildes, një ekspert i ligjit të emigracionit nga Nju Jorku.

Zoti Wildes, që ka përfaqësuar Zonjën e Parë Melania Trump dhe anëtarë të familjes së saj në çështje që lidhen me imigrimin, tha se për shkak ka pak informacion në dispozicion në lidhje me programin, është e vështirë të vlerësohet se sa ndikim ka të ngjarë të ketë ai.

“Ai do t’i trajtojë njerëzit që kanë shumë para më mirë se të tjerët“, tha zoti Wildes për Zërin e Amerikës. “Kjo është në përputhje me etikën e tij“.

“Nëse administrata po propozon të ripërcaktohen kushtet e programit EB-5, kjo është haptazi e paligjshme“, i tha Zërit të Amerikës Jorge Loweree, drejtor menaxhues i Programeve dhe Strategjisë në Këshillin Amerikan të Emigracionit.

“Parametrat e atij programi janë hartuar nga dega jonë legjislative. Presidenti nuk mund t’i rishkruajë ato sipas dëshirës“, shton ai.

David J. Bier, drejtor i studimeve mbi imigracionit në institutin ‘Cato’, shkruante në median sociale se “shitja e kartave jeshile është një gjë e mirë në teori, por propozimi specifik i Trump-it ka disa probleme”. Njëra prej tyre sipas tij është se “Presidenti Trump nuk mund të eliminojë programin e investitorëve EB-5 që është hartuar me vendim të Kongresit”.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment të Zërit të Amerikës.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump e paraqiti planin e tij para një grupi gazetarësh në zyrën ovale ditën e martën.

“Ne do të shesim një kartë të artë“, tha Presidenti Trump. “Do t’i vendosim asaj një çmim prej rreth 5 milionë dollarësh dhe kjo do t’u sigurojë atyre edhe privilegjet që ka karta e gjelbër. Do të jetë një rrugë drejt shtetësisë dhe njerëz të pasur do të vijnë në vendin tonë pasi ta blejnë këtë kartë“.

Presidenti Trump tha se përveç të huajve të pasur që duan të jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ai beson se korporatat amerikane do të jenë të gatshme t’i blejnë këto karta në mënyrë që të punësojnë, njerëz të talentuar nga jashtë vendit.

“Kompanitë do të paguajnë që njerëzit të vijnë dhe të kenë status afatgjatë në vend“, tha ai.

Aktualisht ka disa rrugë në dispozicion për të huajt që duan të punojnë në SHBA. Programi i vizave H1-B u jep mundësinë mijëra punëtorëve të kualifikuar që të vijnë në SHBA çdo vit. Krahas kësaj, ka disa programe vizash që lejojnë drejtuesit e kompanive ndërkombëtare të jetojnë dhe punojnë në SHBA, nëse transferohen në një zyrë apo filial të kompanisë që ndodhet në SHBA.

Programi i vizave EB-5

Sekretari i Tregtisë Lutnick tha të martën se administrata planifikon ta ndërpresë programin ekzistues të vizave EB-5, të cilin ai e cilësoi të mbushur “plot me marrëzi, mashtrime dhe manipulime”.

Programi EB-5 siguron statusin e kartës jeshile për të huajt që investojnë 1,050,000 dollarë në kompani që krijojnë të paktën 10 vende pune. Shuma mund të ulet në 800,000 dollarë nëse investimi bëhet në sektorë të caktuar të infrastrukturës ose në ato zona të vendit, të cilat qeveria synon t’i zhvillojë ekonomikisht.

Me komentet e tij zoti Lutnick dukej se sugjeronte se 5 milionë dollarët për një ‘kartë të artë’ nuk do të përdoreshin për krijimin e vendeve të reja të punës, por do të shkonin direkt në arkën e qeverisë federale.

“Ne mund t’i përdorim paratë për të ulur defiçitin“, tha ai.

Çmimi i lartë

Shereen Chen, një avokate emigracioni nga Nju Xhersi, i tha Zërit të Amerikës se për shumë të huaj të pasur që shpresojnë të vijnë në Shtetet e Bashkuara, rregullat e reja mund ta komplikojnë procesin.

Rregullat aktuale përfshijnë një “program të rreptë verifikimi” për të siguruar që paratë e investuara në kuadër të programit EB-5 janë fituar në mënyrë të ligjshme, tha zonja Chen. Procesi është i gjatë dhe i vështirë, e do të ndërlikohej edhe më shumë tha zonja Chen, nëse shuma e parave që verifikohet, rritet me pesëfish.

Programi i ri do të kishte ndërlikime tejet të mëdha për shtetasit kinezë që shpresojnë të vijnë në SHBA. Ndërsa shumë kinezë kanë përdorur programin EB-5, kontrollet më të forta monetare në Kinë, e kanë bërë këtë gjithnjë e më të vështirë.

“Tani për tani, është shumë e vështirë për shtetasit kinezë ta përdorin programin EB-5, madje edhe me 1,050,000 dollarë, sepse është shumë e vështirë për ta që të nxjerrin para nga Kina“, tha zonja Chen.

Praktikë e zakonshme

Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që zbatojnë programe që u mundësojnë të huajve të pasur të shkëmbejnë investimin e tyre, me privilegjin e qëndrimit në një vend.

Henley & Partners, një kompani konsulence me bazë në Londër që këshillon klientë që kërkojnë mundësi qëndrimi dhe shtetësie në vende të tjera, është i angazhuar në më shumë se 100 vende të botës, që ofrojnë programe investimi në këmbim të qëndrimit të përhershëm.

Rreth 30 vende ofrojnë shtetësi në këmbim të investimit, një marrëveshje e njohur zakonisht si “pasaporta e artë”.

Vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka ushtruar trysni ndaj vendeve anëtare me programe të tilla me kërkesën për t’i eliminuar ato, për shkak të shqetësimeve lidhur me aktivitete të paligjshme, si evazioni fiskal dhe pastrimi i parave. /VOA

Tags: karta e arteTrump

Nga Kategoria

Bota

“Shërim të shpejtë”, Trump reagon pasi mësoi se Biden u diagnostikua me kancer

19 Maj, 2025
Bota

Biden diagnostikohet me kancer

18 Maj, 2025
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes të Rusisë

18 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Votat e diasporës/ PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat

19 Maj, 2025

Ra aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, prifti niset me helikopter drejt Traumës

19 Maj, 2025

E rëndë në Prishtinë/ Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur

19 Maj, 2025

Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin

19 Maj, 2025

Plas grushti në mes të Tiranës, dy qytetarë rrihen me njëri-tjetrin, i marrin pistoletën policit (VIDEO nga sherri)

19 Maj, 2025

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari! Në 2022, plagosi punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

19 Maj, 2025

Përplasje mes Altin Dumanit dhe Ulsi Manjës për ngritjen e strukturave të reja për kontrollin e SPAK

19 Maj, 2025

A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes? Përgjigjet kreu i PD-së, Sali Berisha

19 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.