Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i udhëhequr nga republikani James Comer, ka thirrur në gjyq disa ish-zyrtarë qeveritarë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton dhe ish-drejtorin e FBI-së James Comey, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu Departamentit të Drejtësisë të gjitha dokumentet përkatëse mbi Jeffrey Epstein deri më 19 gusht.
Komiteti gjithashtu kërkon të detyrojë të dëshmojnë: ish-Prokurorët e Përgjithshëm Loretta Lynch, Eric Holder, Meryl Garland, William Barr, Jeff Sessions dhe Alberto Gonzalez, si dhe ish-drejtorin e FBI-së Robert Mueller.
Ky veprim është një sfidë e drejtpërdrejtë për udhëheqjen republikane në Kongres, pasi komiteti po kërkon të gjitha dokumentet që lidhen me çështjen Epstein, pas njoftimit të fundit nga Departamenti i Drejtësisë se nuk kishte “listë klientësh” dhe se vdekja e tij ishte për shkak të vetëvrasjes. Ky qëndrim ka provokuar reagime midis bazës së mbështetësve të Trump, të cilët po bëjnë thirrje për hetime të mëtejshme.