Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi shpërndau sot mandatet për Partinë Socialiste, PD-ASHM, Partinë Mundësia dhe Lëvizjen Bashkë. Ndërkohë, ende nuk ka një vendim për mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet dhe PSD-në e Tom Doshit, i cili po ashtu ka kërkuar djegien e listës së mbyllur.
Lufta Lapaj-Shabani për mandatin tashmë u zhvendos në KQZ, ku përfaqësuesja e partisë “Shqipëria Bëhet” kërkoi edhe njëherë që mandati t’i kalojë listës së hapur. Por, KQZ vendosi që mandati ti kalojë Kleana Xhuvelit të listës së mbyllur.
“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regji është depo edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues”, tha Dorina Prethi.
Ndërkohë, nëse PSD-së i pranohet kërkesa për të djegur listën e mbyllur të Tiranës, mandati i shkon Tedi Mulës. 30-vjeçari mori 2500 vota, dhe është nipi i Avni Mulës e Inva Mulës, dhe sipërmarrës në fushën e Agropërpunimit.
Shpërndarja e mandateve për PS, PD, Mundësia dhe Lëvizja Bashkë:
PS
1. Edi Rama (Lista e mbyllur)
2. Ogerta Manastirliu (Lista e mbyllur)
3. Elisa Spiropali (Lista e mbyllur)
4. Lindita Nikolla (Lista e mbyllur)
5. Taulant Balla (Lista e mbyllur)
6. Adea Pirdeni (Lista e mbyllur)
7. Albana Koçiu (Lista e mbyllur)
8. Igli Hasani (Lista e mbyllur)
9. Delina Ibrahimaj (Lista e mbyllur)
10. Ilva Gjuzi (Lista e mbyllur)
11. Iris Luarasi (Lista e mbyllur)
12. Erion Malaj (Lista e mbyllur)
13. Blendi Gonxhja (Lista e hapur)
14. Erion Braçe (Lista e hapur)
15. Ervin Hoxha (Lista e hapur)
16. Fatmir Xhafaj (Lista e hapur)
17. Ornaldo Rakipi (Lista e hapur)
18. Anila Denaj (Lista e hapur)
19. Olta Xhaçka (Lista e hapur)
PD-ASHM
1. Sali Berisha (Lista e mbyllur)
2. Flamur Noka (Lista e mbyllur)
3. Albana Vokshi (Lista e mbyllur)
4. Belind Këlliçi (Lista e mbyllur)
5. Tedi Blushi (Lista e mbyllur)
6. Jozefina Topalli (Lista e mbyllur)
7. Fatmir Mediu (Lista e mbyllur)
8. Edi Paloka (Lista e mbyllur)
9. Erisa Xhixho (Lista e mbyllur)
10. Mesila Doda (Lista e mbyllur)
11. Klevis Balliu (Lista e mbyllur)
12. Besart Xhaferi (Lista e mbyllur)
13. Jorida Tabaku (Lista e Hapur)
Partia Mundësia
1. Agron Shehaj (lista e mbyllur)
2. Erald Kapri (lista e mbyllur)
Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi (Lista e mbyllur)