Në “top listën” e më të kërkuarve në Itali, ekstradohen nga Shqipëria drejt vendit fqinj dy kushërinjtë 

Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina nga Dibra janë ekstraduarkëtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Niko Sina alias Fasli, 49 vjeç dhe  Afrim Sina alias Andon, 52 vjeç, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali  u arrestuan vitin e kaluar teksa fshiheshin në Dibër me identitete të rreme. Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgimsecili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”. Kushërinjtëakuzohen se në 22 shtator të vitit 1999, kanë vrarë një shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar me iniciale F.S, në Komunën Griciniano d’Aversa për shkak të ndarjes të të ardhurave nga aktivitete të paligjshme. Pas vrasjes, dy autorët u zhdukën pa gjurmë dhe përdorën identitete të rremepër të mos u zbuluar nga policia. “Ekstradohen drejt Italisë dyshtetas të dënuar për vrasje,...

Lexo më shumëDetails
Faqe 21 nga 1782 1 20 21 22 1 782

Na ndiqni

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.