Më 11 shtator 2025, Prokuroria Themelore në Ferizaj ngriti aktakuzë ndaj rep-artistit Betim Januzi, i njohur si Buta, për akuza të rënda që përfshijnë shitblerjen e narkotikëve dhe armëmabtje pa leje.
Buta u ndalua nga policia dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, pas një kërkese për caktimin e kësaj mase nga Prokuroria më 12 shtator.
Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë në Ferizaj, konfirmoi se Buta është në paraburgim që prej më shumë se një jave.
Ai sqaroi se aktakuza përfshin veprat penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.
Sipas të dhënave, gjatë një kontrolli rutinë, policia gjeti substanca të dyshuara si kokainë dhe marihuanë në automjetin e Butës.
Gjatë kontrollit, u kapën gjithsej 0.30 gram kokainë dhe 0.46 gram marihuanë, përveç disa qeseve me substanca gjithashtu të dyshuara si narkotike.
Prokuroria gjithashtu njoftoi se në banesën e tij u gjetën më shumë substanca narkotike, përveç një arme zjarri dhe municioni.
Gentiana Hoxha, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Ferizaj, bëri të ditur se seanca e parë gjyqësore për Butën është caktuar për 1 tetor 2025, dhe se masa e paraburgimit është vendosur deri më 10 tetor.
Avokati i tij, Naim Ferati, nuk pranoi të komentonte për mediat, duke theksuar se nuk ka autorizim për të folur mbi rastin.