• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Bushati përplaset me Hasanin: Po mbani qëndrim ekstremist pro Izraelit, ata shfarosin fëmijë

19 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Andi Bushati, ka debatuar me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit, për konfliktin me Iranin, por edhe për situatën në Gaza.

Bushati tha se Shqipëria po mban një qëndrim ekstrem pro Izraelit, ndërsa ushtria izraelite po shfaros fëmijët në Gaza.

Debati:

Lexo edhe:

Nga lap-top-ët te celularët, çfarë u sekuestrua në banesën e Ergys Agasit – DETAJE

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

Andi Bushati: E kam ndjekur qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe më duket qëndrim ekstremist ndaj një vendi si Izraeli, që edhe nga vetë izraelitët sot, po akuzohet se po bën genocid, po shfaros të pafajshëm, pleq, fëmijë. Jemi para një holokausti të dytë. Pavarësisht kësaj që është qëndrim moral, ka edhe qëndrime që nuk përputhen. Duke bombarduar Iranin, Izraeli po shkel neni 2 ta Kartës së OKB dhe protokollin e Gjenevës, që ndalon goditjen në mënyrë preventive, në vende ku ka përpunim nuklear. Qëndrimi i qeverisë shqiptare është të mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur. Është tjetër gjë e drejta për vetëmbrojtje dhe totalisht tjetër gjë, justifikimi përmes kësaj, i sulmeve preventive të pajustifikuara. Sot shohim SHBA-të, ka një debat mes Presidentit dhe shefes së inteligjencës, që ka apo jo Irani bombën bërthamore. A jemi në pikën që duhet goditur dhe derisa shtete shumë të fuqishme, kanë këtë dilemë, Shqipëria një vend i vogël, që strehon opozitën, por duhet të jemi sensitivë sepse është vend me një komunitet të rëndësishëm të një besimi të caktuar. Duhet të jemi sensitivë edhe ndaj atyre. Të bëhemi më katolikë se papa, mos keni shkuar më larg sesa duhet?

Igli Hasani: Nuk më duket se kemi shkuar më larg sesa duhet. Këto janë deduksionet tuaja. Qëndrimet tona janë në përputhje me komunitetin ndërkombëtar perëndimor, me vendet demokratike. Janë qëndrime që kemi mbajtur në unison. Kjo është konstante, e pandryshueshme dhe po vijojmë ti bashkohemi zërave të miqve dhe partnerëve. Më lejoni të mos komentoj mbi deduksione sepse po shkojnë në drejtim që nuk i përgjigjen realitetit. Sa i përket komuniteteve, rezultati i zgjedhjeve ka treguar se kemi mbështetje dërrmuese edhe për politikën e jashtme dhe do të vijojnë të jemi krah për krah aleatëve tanë, vendeve të BE, SHBA dhe shteteve që na kanë mëbshtetur tradicionalisht. Nuk mund të gjejmë justifikim në veprimet agresive të Ajatollahëve, ndaj Izraelit, rendit dhe paqes në botë apo edhe Shqipërinë, një vend që na ka sulmuar tre vite më parë dhe e ka konsideruar si vend me mundësi për të agresuar.

Andi Bushati: Besoj se nuk është deduksion fakti se duke goditur dhe bombarduar në mënyrë unilaterale Izraeli ka shkelur Kartën e OKB dhe Protokollin e Gjenevës. Shqipëria bën sikur këto fakte nuk ekzisetojnë. Këto më duken absurde.

Igli Hasani: As OKB dhe asnjë nga agjencitë përgjegjëse, nuk ka marrë ndonjë qëndrim të tillë, ndaj them se është deduksion. Nuk ka asgjë të shkruar për situtatën.

Andi Bushati: Sulmet preventive dënohen. Nesër Rusia godet dikë se thotë…

Redi Shehu: Kur godet Rusia ju e dënoni.

Igli Hasani: Nuk jemi Hezbollah zotëri.

Redi Shehu: Po themi juridikisht. Irani ka problemet e veta, është shtet terrorist nëse do, por kur shkel Rusia, ngrihet komuniteti ndërkombëtar. Kur e bën Izraeli nuk ngrihet njeri.

Igli Hasani: Askush nuk ka denoncuar qëndrimet e deritanishme. Ne do të vijojmë rrugën që kemi ndjekur.

Nga Kategoria

Aktualitet

Nga lap-top-ët te celularët, çfarë u sekuestrua në banesën e Ergys Agasit – DETAJE

19 Qershor, 2025
Aktualitet

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

19 Qershor, 2025
Bota

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

19 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Nga lap-top-ët te celularët, çfarë u sekuestrua në banesën e Ergys Agasit – DETAJE

19 Qershor, 2025

Tirana ndahet nga trajneri Shkëmbi, avancon kandidatura e Ditmar Bicajt si trajner! Ruanda pret përgjigje por…

19 Qershor, 2025

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

19 Qershor, 2025

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

19 Qershor, 2025

Gjermania miraton eksporte armësh me vlerë 4 milionë euro për Izraelin

19 Qershor, 2025

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

19 Qershor, 2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

19 Qershor, 2025

Hakmarrja, Irani paralajmëron se do bombardojnë televizionin shtetëror të Izraelit

19 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.