Në një lidhje telefonike në emisionin “me Zemër të Hapur” në News24, me moderatoren dhe autoren e emisionit, Evis Ahmeti, një dëshmitare e çiftit ka rrëfyer se si e ka njohur nënën e tre fëmijëve dhe problematikat që kaluar, duke u ndalur edhe te marrëdhënia me ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën.
Gjatë intervistës, ajo rrëfeu se nënën e tre fëmijëve e mban mend si një grua punëtore, ndërsa shton se ish-bashkëshorti i saj konsumonte alkool, por edhe luante dhe kjo sipas saj ka sjellë edhe problematika të shumta në familje që pasua edhe me divorc.
Gjithashtu shtoi se ish-vjehrra ka qenë një person që donte të ‘komandonte’ dhe ta kishte nën kontroll.
“Burri i saj luante bixhoz edhe pinte. Janë detyruar të shesin edhe shtëpi. E kam njohur që nga viti 2015-2016 vajzën. Për 5 vite tashmë nuk kam kontakt me vajzën dhe nuk ia di gjërat e fundit që mund të kenë ndodhur. Por ajo ka qenë shumë punëtore. Ishte e martuar me zotërinë. Zotëria vetëm pinte luante dhe më pas u detyruan të shisnin shtëpinë për të larë borxhet. Aty kanë nisur edhe problemet. Kur pashë fytyrën e vajzës e kuptova direkt për kë bëhej fjalë. Unë nuk i kam asgjë. Kanë patur problematika me njërit tjetrin. Mbaj mend që bashkëshorti ra në burg për vjedhje. Vjehrra e vet erdhi në Shqipëri, vajza më pas punonte në furrë buke në Kavajë. Më pas ajo është larguar në Gjermani. Nuk është se kam pasur shumë kontakte.
Pamjet duken shumë të frikshme, por nuk besoj t’i ketë lënë në atë gjendje. Por mbaj mend që vjehrra e vet nuk sillej shumë mirë me vajza. Vajza nuk ka qenë e hedhur. Jetën e ka pasur të vështirë dhe më ka ardhur shumë keq kur e pashë situatën”, tregoi ajo.










