• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

“Bumi turistik në Shqipëri”, analiza: Çfarë thonë statistikat?

9 Gusht, 2025
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, vera ka sjellë edhe disa shqetësime se plazhet shqiptare kanë më pak njerëz sesa pritej.

Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte “sulm i organizuar” për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri.

Lexo edhe:

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

Më vonë, ai tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve.

Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, numri i turistëve është rritur sërish, edhe pse jo me trajektore aq pozitive sa në vitet paraprake.

Të dhënat e përdorura për këtë artikull tregojnë numrin e vizitorëve gjatë gjysmës së parë të secilit vit, pasi të dhënat për muajin korrik të këtij viti nuk janë publikuar ende.

Nga Azia, Afrika e Amerikat – numri i vizitorëve të huaj nga çdo cep i botës është rritur, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Megjithatë numri më i madh i vizitorëve të huaj në Shqipëri, rreth 95 për qind, janë nga Evropa – me Kosovën që, ndër vite, ka mbetur burimi më i madh i turistëve të huaj në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar shpenzuan rreth pesë miliardë euro. Kjo do të thotë që një vizitor shpenzoi mesatarisht 427 euro, shifër që, sipas Bankës së Shqipërisë, është më e ulët sesa e vendeve të rajonit si Greqia e Turqia.

Por, Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (WTTC) ka parashikuar se shpenzimet e turistëve do të rriten këtë vit, duke arritur në 7.3 miliardë euro, apo 26.4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

WTTC-ja parasheh se, deri në vitin 2034, sektori i turizmit do të punësojë rreth 314 mijë persona.

Aktualisht, ky sektor punëson rreth 20 për qind të fuqisë punëtore në Shqipëri. Në jug, plazhet me gurë e ujë të pastër tërheqin numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që, në veri, shumë vizitorë drejtohen për në Theth e Valbonë.

Por, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, edhe disa muze dhe parqe kombëtare tërhoqën qindra mijëra turistë përgjatë vitit 2024.

Mbi 90 për qind e të gjithë vizitorëve të huaj e vizitojnë Shqipërinë për pushime ose vizitë te të afërm.

Megjithatë, në vitet e fundit është rritur dukshëm edhe numri i udhëtarë kalimtarë, që hynë në Shqipëri vetëm për të shkuar drejt destinacioneve të tjera./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

25 Shkurt, 2026
Ekstra

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

25 Shkurt, 2026
Kryesore

Gonzato “pajton” PD dhe PS

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pranoi se kishte konsumuar drogë në rini, ish-ministri grek përballet me gjyq

25 Shkurt, 2026

Një hap drejt BE-së/ Islanda paralajmëron referendum për hapjen e negociatave për integrimin

25 Shkurt, 2026

Ukraina hap fabrikën e dronëve në Britani, nis procesi i parë i prodhimit

25 Shkurt, 2026

Spanja ndalon shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç

25 Shkurt, 2026

Shembja e rrugëve, Rama: Ka ndodhur edhe në Portugali

25 Shkurt, 2026

Tronditëse në Itali/ Vjehrri sulmon nusen me hanxhar, e godet 10 herë

25 Shkurt, 2026

Foshnja ndërroi jetë pak orë pas lindjes, procedohet mjeku

25 Shkurt, 2026

Interi dhe krahasimi “horror” me sezonin e kaluar: 65 milionë euro më pak nga Champions League

25 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.